O ufo!

Kultura

O ufo!

Nga: Fatmir Lohja Më: 11 mars 2020 Në ora: 08:19
Fatmir Lohja

Një ditë të premte, rreth orës dymbëdhjetë, te zyra jonë erdhi Agimi me Shpëtimin. Punët e javës i patëm mbaruar. Duhej edhe dy orë për të përfunduar orarin zyrtarë. Eshtë bërë si rit, që në këtë ditë, të bënim pësh-pëshet e javës. Me këtë praktikë, na duket sikur hallet e punës i lëmë në zyrë. Në dy ditët pushim i përkushtohemi familjeve.

Nuk thonë kot:” Fshat e zakon.” Se kush e ka vënë këtë traditë, as nëpunësit e vjetër nuk e mbanin mend. Me modernizimin e teknologjisë, të tilla ndënje nga lokali i institucionit, janë fshehur në zyrat, që nuk kanë kamera veshguese.

I raportum njëri -tjetrit për sukseset dhe veshtirësitë e punës gjatë javës. Gimit nuk i rrihet pa u futur edhe te politika. Shpesh i nderhyjmë të mos e hapë atë temë, por edhe nuk e pengojmë. Mesa duket edhe ne e kemi krimbim brënda vetes.

Ai e nisi me këshillën e një kryetari partie:” Kujdes o djalë, se të bëra ministër!” A pse qe tema e veçantë, apo pse nuk kaluam një javë të lodhshme, debati u hap me tëra enërgjitë e pjesmërrsve. Nga plurarizmi i mendimeve, apo nga interesat vetjake të secilit, fillo të tirrej nëse ka të drejtë një kryetar partie, t’i kujtonte militantit këshillën e mësipërme.

Titi, shoku ynë e zyrës, me qetësinë e zakonshme e nisi arsyetimin me këtë logjikë. Nuk ka asgjë gjë të keqe që vartësi i jep një këshillë eprorit. Pse duhet të ketë hatërmbetje, kur këshilla jepet për të mirën e punëve në parti? I ka ikur koha e Myftarëve ( Kryepleqve ), që e mbanin veten të gjithditur.Për të na futur në temë, për krahasimin e tregoi anektodën e vjetër:” Në një zonë rurale, u mblodhën burrat në kuvend, për një shqetësim të katundit. Folën të parët të gjithditurit, por të pranishme nuk u mbush mendja për zgjidhjen. Dha mendimin një burrë i zgjuar ,që fliste pak në kuvende. Mendimi i tij u pëlqeu të gjithëve. Myftari në fund e mbylli në këtë mënyrë kuvendin: ”I deja është shumë e mirë. Nuk do ta vëmë në jetë, sepse nuk e thashë unë!”Titi me kaq e mbylli arsyetimin e vet, duke na sjellë në formë të gjithëve .

Pasi mbaroi e qeshura kolektive, fjalën e mori Gimi. E nisi me thënien e filozofit Immanuel Kant :” Nëna e poshtërsive është mosmirënjohja!”Në mbrotje të kesaj thënia ,të gjithë arsyetimin e drejtoi kundra vartësit. Si bazë logjike mbështetej, sikur atë ta bënin ministër. Nuk e kuptonte që një burrë i rendomtë, të ngrihej kundra e atij që e bëri me emër,me para. Ai do t’i puthte dorën tërë jetën nderaxhiut ,që do t’i bënte këtë emërim. Me këto mend ,i përskuqur ,në fytyrë , e mbylli Gimi.

Si do ta emertonit atë përson qe do t’u hiqte nga puna?- u drejtua përgjegjësi i zyrës Tani ,Gimit.

Burrë më të poshtër nuk e bën nëna- ia dha përgjigjen në vend Gimi.

Në rastin konkret, për ministrin ka edhe emërim ,edhe shkarkim. Këto dy veprime të kundërta e komplikojnë pak arsyetimin,- e qesëndisi Tani Gimin.

Tani,u mundua të shpjegojë, se vlerësimet nga interesi përsonal, krijojnë premisa, për të mos e vlerësuar saktë përsonalitetin e VIP-ave. Shumica e popullsisë nuk ka asnjë takim me ata. Arsyetimi bëhet i shendoshë ,kur vlerësohen mbi punën që kanë bërë, kur kanë marrë në drejtim institucionet e ndryshme.

Gimi i ndenji gati në replikë. Deklaroi se ishministrin nuk e ka takuar asnjëherë. E ka parë vetëm në televizor.Ishte i bindur se sa qe ministër, një vrimë në ujë ka bërë. Se është një nga burrat më të paftë të këtij vendi. Nga paftësia e vet, e pushoi kryetari i partisë. Mendimet , se ai është i poshtërt, i mbështeste vetëm te emërimi. Sipas rradakes së tij, shkarkimin e ka pasur hak pa u emëruar!?

U ndezën gjakrat pas ligjërimit të Gimit. Lakimi për të mirë,e për të keq, si për kryetarin e partisë, edhe për ishministrin, u bë me pasion, me zë të lartë. Më ra në sy, se nga debatuesit ,për përsonat që u përfolën , nuk e pranonin në arsyetim normalitetin e tyre. O cilësoheshin si burra shteti, që nuk ka pasur asnjëherë ky vend, ose më e pakta, njerëz të rendomtë.

Më pas e mori fjalën Shpëtimi. Meqë ishte në një linjë , me shokun e zyrës, Gimin, tregoi një thëni të popullit suedez.” Të vrasësh është një moment psiqik i rastit. Vjedhjen e bën se mund të jeshë i uritur. Mosmirënjohja është krim, se ajo shprehet me qetësi, prandaj nuk ka avokat që të del në mbrotje.”

Nga ky ekstremitet konkluzionesh, nuk e shihja të arsyeshme të përfishesha në debat.

Po ty nuk të pëlqejnë thëniet e cituara, që nuk po e flet një fjalë?- më drejtohet papritmas Gimi.

Për mua, thënia e filozofit është shprehje lapidare , me fjalë pak. Kam mendimin, se sado i zgjuar ta mbajë veten tjetri, nuk ka mundësi t’i shtojë me një presje,- e nisa me qetësi mendimin.- Edhe konkluzioni i popullit suedez më ka vënë shumë në mendime.Po shtoj edhe diçka, në mbështetje të thënieve të mesipërme. Ekonomistët bashkëkohorë,e mbështesin argumentin e tyre, se Kina, së shpejti ,do të bëhet e para në botë, në zhvillimin ekonomik. Nga trashigimia kinezët kanë nje rit. I përkulën me trup , minimalja, tre herë atij që i bën një nderë sado të vogël.

Nuk e paskam dëgjuar këtë,-ma kthen Gimi me habi.- Në rastin konkret, sipas kaplloqes tënde ,cili është në gabim, kryetari apo vartësi?

Ju e dini se nuk jam marrë asnjeherë me politikanët. Si ekonomist profesionist, ndjek politikat ekonomike, dhe legjislacionin përkatës për ekonominë, - i përgjigjem me qetësi.

A jeton në këtë vend?- vazhdonte Gimi.

Në këtë vend jetoj, por qendroj larg televizorëve ,dhe gazetave.

O ufo! Si e kalon kohën e lirë?

Në kohën e lirë, mikun më të mirë ,kam librin ,-e i buzëqesh me sinqeritet.

O ufo! Dua mendimin tënd për rastin konkret?- vazhdonte me pyetje Gimi.

Çfarë rëndësie ka mendimi im?

Jam kurioz. Eshtë hera parë që takohem përballë me një ufo,- dhe Gimi qeshte me zë të lartë.

Nuk jam ufo. Jam shqiptar tradicional, që e përkrah të renë serioze. Ju rekomandoj , që për ufot, të lexoni shkrimet që publikon ANSA.

E dimë qe je shkrimtar. Se levron tregiminin humoristik. T’i lëmë shakatë në një anë! Seriozisht e dua opinionin tënd , për rastin konkret!- më cyste Gimi.

Po kërkoj ndihmë te logjika e Sokratit mitik,- e nisa ngadalë.- A jemi të gjithë daktort me thënien e filozofit Kant?

Po,- e miratuan një zëri të pranishmit.

A ju pëlqeni konstatimi i popullit suedez?

Po

A mbështetni traditën e popullit kinez?

Po.

A dini se ku ka lindje, ka edhe vdekje?

Po.

Se ku ka emërim, ka edhe shkarkim?

Po.

A jeni te bindur se nuk mund të vlerësohet tjetri saktë, vetëm nga interesi përsonal,apo nga pamja ne televizor?

Po.

A ju është mbushur rradakia se nuk u pyet askush ,as për emërime,e as për shkarkime në nivelin e lartë qeveritar .

Po.

Pas tërë këtyre pohimeve të njëzëshme , çfarë do te nxirrnit si konkluzion?

Ja kemi futur krejtësisht kot,- i doli Gimit nga shpirti.

Tani të ngrihemi se ora është katërmbëdhjetë e një minut!- dhe u çova në këmbë, për të shkuar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat