Për një fjalë

Kultura

Për një fjalë

Nga: Ramiz Spahiu Më: 11 mars 2020 Në ora: 18:25
Ramiz Spahiu

Për një fjalë je bërë xheloze,    

Për një fjalë je bërë nervoze.

Për një tjetër paskam thënë, duket mirë!

Po s’kam thënë, ndriçon n’ errësirë

po s’kam thënë, ka elegancë

po s’kam thënë, është si fëllanxë.

 

Nuk kam thënë, është dallëndyshe, as flutur

nuk kam thënë, n’ zemër m’ është futur

nuk kam thënë se është e bukur, as shumë, as pak

dhe s’kam thënë, kam zënë merak.

 

 

S’i kam thënë të dua shumë

s’i kam thënë për ty s’kam gjumë,

s’i kam thënë të kam dashnore

s’i kam thënë ti je hyjnore,

s’i kam thënë je mrekulli

s’i kam thënë të t’ ha

 

S’kam përmendë as flok, as buzë

as dhëmb, as sy

as bel, as gji,

se shumë të dua veç ty,

edhe pse je xheloze

edhe pse je nervoze

edhe pse u bë gjatë e s’jemi parë

për një fjal&e

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat