Është shyter premiera e filmit “Cirku Fluturues”.
Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë masa parandaluese për përhapjen e pandemisë Corona Virus, duke ndaluar tubimet masive.
Si rrjedhojë e kësaj, premiera e paraparë për publik i filmit “Cirku Fluturues” është shtyer për një datë tjetër.
Ky film do të fillojë të shfaqet në kinematë e Kosovës kur të kalojë paniku për koronavirus.
“Shtyhet shfaqja e filmit “Cirku Fluturues” në kinematë e Kosovës për shkak të masave preventive të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga koronavirus!”, thuhet në postimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook të Qendrës Kinematografike të Kosovës.