Dielli im

Kultura

Dielli im

Nga: Jan Kosova Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:01
Jan Kosova

E: "Ti je dielli im", asnjëherë nuk e kam shkruar
Dielli nëse shikohet, syrin shumë rënd dëmton
Kurrë nuk kam arritur me fjalë për ta theksuar
Kënaqësinë që ka zemra, syri im kur të shikon.

E asnjëherë nuk e kam shkruar: "Ti je dielli im"
Se dielli i zjarrtë nuk duhet të shikohet me sy
Në ty shoh bukurinë, s'ngopem me atë shikim
E s'ka fjalë që e përshkruajnë dashurinë për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat