Jemi shqiptarë

Kultura

Jemi shqiptarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:34
Fatmir Lohja

Gimi më ftoi në promovim e librit të fundit. Meqë e kam mik të mirë , shkova me dëshirë. I fola edhe unë ca fjalë të mira për autorin, edhe veprën e porsa shkruar. Si zakonisht, pas promovimit , në koktein e organizuar për këtë qëllim, të ftuarit u grupuan në tavolina të ndryshme sipas shoqërisë.

Kam deshirë maksimalë të qendroj me miq të mirë.Me pak meze, e raki ,biseda lezetohet vetë, por dua të jem i ulur. Ndënjen në këmbë nuk e kam pëlqyer as në rini. Qendrova në një cep të sallës në vetmi. Mendova, sa të ndezej atmosfera, tinëzisht të ikja në shtëpi. Sapo bishtnoja,më vjen Gimi me një shqiptar nga diaspora, dhe shoqëruesin e tij. Ma prezanton si mik krykreje. Më shpejt u largua, se erdhi,për t’u marrë me te ftuarit e tjerë. I ndesha gotat me dashamirësi, se e pata lënë pak raki në gotë. Me këtë hile, mendova t’u krijoja bindjen, se do të kthehem përsëri.

U prezantua me emrin Rrahim. Burrë gallof,me zë bariton, që nuk i pushonte goja asnjë sekondë. Pak i ngrefosur,për të më treguar se është dikushi. Po qendroja si në gjëmba, se këmbët më qenë mpirë. Rinushi, që e shoqëronte, i bënte temenare të mëdha. Nuk e njihja, që t’i jepja shënjë, ta çonte të ndonjë grupim tjetër, dhe unë të ikja turra-vrap në shtëpi.

Ju që pini alkool , duhet të jeni i krishterë !-me drejtohet i bindur zoti Rrahim, për gjetjen e tij.

Nuk është alkool. Eshtë raki e zier dy herë.E kanë ledhatuar vëllezërit e Gimit në Labëri. Mirë thonë miqtë tyre: “ Nuk është raki,por mjaltë,e kaluar mjaltit.”,- dhe i hodha një shikim të përtueshëm nga maja e flokëve, deri te këmbët .

Meqë vinte nga larg, në hallin që gjendesha, dhe mik i Gimit, nuk e zgjata më tej.

Çfarë besimi fetare keni?- e përsëriti zoti Rrahim, me bindjen se po më ndihmonte me pyetjen direkte.

I bëj me shenjë shoqëruesit tij, ta merrte me vete, se nuk isha në formë për të zgjatur bisedën.

Pse nuk më kthen përgjigje?- më drejtohet përsëri turivarur.

Nuk jam mirë. Me janë mpirë këmbët. Nga çasti, në çasti, mund të më bjerë të fikët,- e tragjedizova situatën, për t’u larguar sa më shpejt nga sherret.

Edhë unë i lodhur po jam, - dhe se ç’i tha shoqëruesit në vesh.

Gimi u afroua menjëherë. Me kamarierët na solli një tavolinë me katër karrige rreth saj. Kur u ula, ndjeva lehtësim të madh. Më vinte turp, se për deshirë, do t’i kisha zgjidhur këpucët në çast. Ma rimbushën gotën me raki. E sajuan edhe një meze të vogël ,për ta ulur poshtë.

Gëzuar zoti Ilir!- më ndenji gati ,zoti Rrahim, me gotën e mbushur me lëng frutash.

E ndesha gotën, me shikim të habitshëm. Gëzuar ,me lëng frutash,m’u duk urim pa lezet. Ne shqiptarët nuk e kemi zakon të ngremë dolli, kur nuk kanë pije alkoolike brënda. Kafete, pijet e ndryshme jo alkoolike, i kalojme poshtë vetëm me urimin :”Të bëftë mirë!” Qejfe qejfe kjo dynja, prandaj nuk fola asnjë fjalë. Mesa dukej zoti Rrahim e kuptoi mesazhin tim. Nisi të na mbushë mendjen,se populli shqiptar nuk e ka traditë pijen alkoolike. Sipas Kuranit ai është haram. Ai fliste, unë e ndiqja me buzëqeshje, ndonëse në mendime qemë në dy skajet e kundërta të litarit.

Nuk më treguat se çfarë besimi fetar keni?- më pyeti papritmas, pas ligjeratës se gjatë ,për dëmet e alkoolit.

Jemi shqiptarë,- i përgjigjëm shkurt.

Po unë që po u pyes ,çfarë jam?- u zymtua zoti Rrahim.

E thashë në shumës, për të mos ma bërë këtë pyetje. - i kundërpërgjigjëm.

Nuk e pashë te arsyeshme t’i shpjegoja , se nuk nuk është vendi, për të bërë kuvend me këtë temë. Donte kohë t’i tregoja, se në Tiranë, kryeqyteti, i mëmëdheut ,apo i atdheut, sipas deshirës,për pyetjet, se:” Çfarë besimi fetare ke? Me cilën parti polike je? E sidomos për gratë: Çfarë moshe ke?”- se e prezantojnë autorin për panivel kulturorë.

O zoti Rrahim! Pyetjet tuaja janë të veshtira. Duan ca kohë për t’u sqaruar mirë,-e pergjigjëm me zë të ulet, edhe pse se më trazoi në arsyetim.

Besoj ,se e kemi kaluar moshën,të flasim per erotikën?- me thumbon direkt.

Nënqesha, se m’u duk i zgjuar kopili.

Meqë je mik i mirë i Gimit, dhe nëse keni kohë, një ditë, u ftoj tok për drekë,ose për darkë, në shtëpi.

Ju po më ftoni në shtëpi !- më drejtohet në mënyrë habitore.

Jemi shqiptarë. Besoj se e di thënien: “Shtëpija e shqiptarit është e zotit edhe e mikut të mirë.” Sot nuk po zgjatemi më. Me nge , do t’i ftillojmë mendimet e njëri-tjetrit më mirë, e më me lezet.

I pëlqeu ftesa. Thirri Gimin në tavolinë. E saktësuam, që të nesërmen ,të drekonim tok te shtëpija ime. Më porositën gatim tradicional. Meqë zoti Rrahim preferonte më shumë mishin, se peshkun, sipas sofres Tiranase,u premtova ,se do të gatuhen tavat e dheut me pulastren fshati.Pas këtij premtimi , zoti Rrahim nuk me besdisi më me pyetje teorike ,se kush jemi ne shqiptarët. Kur të pranishmit u larguan, Gimi rierdhi në tavolinën tonë. Nga gëzimi më ngucte me gotën e rakisë, veprime që nuk i pëlqenin miqtë./Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat