Zbrazëti

Kultura

Zbrazëti

Nga: Neki Lulaj Më: 20 mars 2020 Në ora: 09:56
Neki Lulaj

Rrugët i ka pllakosur friga e heshtja

Corona si qen endacak endet pa kontroll

Në këtë pandemi troket për ditë vdekja

Makinat e parkuara anash sikur po vajtojnë.

 

Edhe pa armë jemi si në shtetrrethim

Çdo gjë është paralizuar, po hesht në çdo skaj

Një armik i padukshëm ka ardhur me nxitim

E të gjithë po bëhemi fajtorë të pafajë..

 

Sytë e hapat drejtohen në farmaci

Si në një ndjekje e gjatë me dhimbje.

I ndjek lengata që ka sjell ky shekull i ri

Armiku i fabrikuar ne laborator, larg prej Kine.

 

Shikoj djathtas e majtas e askush s`më flet.

Te Lisi i Poetëve s`takon asnjeri

Në shkollë tavolina dhe banka vetëm hesht

Qyteti im ma kujton filma me fantazi.

 

Rrugëve iu mungojnë makina e fëmijë

Pas perdeve lëvizin shikimet me mall

Zambi i padukshëm po paralizon botën

A thua fajtori i kësaj dramë do të dalë ?

 

N´mes lupsave të mendjes diçka po lëvron

Si zhuzhaku me gërricet diçka si mister

Ahiiiii shkollat e shurdhëra sikur vajtojnë

Heshtja e rrugës më shton adrenalinën në dej.

 

Këto ditë paskan kaq trishtim e panik mbi glob

Koha ikën, por Zombi i padukshëm shtrihet

Po e zhduk njerëzimin kjo lëngatë që s’mbaron

E merr nga të gjithë njerëz në botë mallkimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat