Uratë pranvere

Kultura

Uratë pranvere

Nga: Jan Kosova Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:17
Jan Kosova

Kurrë më të bashkuar edhe kurrë më të ndarë
E të ju çoj përshëndetje përmes zogjëve s'dua
Malli im po rëndohet por nuk kam për të qarë
E së shpejti do vjen koha atje do më keni mua

Kurrë më të ndarë edhe kurrë më të bashkuar
Në betejën me sfidat që po na i sjellë kjo jetë
Uratën përmes vargjeve unë ua kam dërguar
Por vjen koha, përshendetjet do ua sjellë vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat