“Alfabeti matematikorë”

Kultura

“Alfabeti matematikorë”

Nga: Qemal Musliu Më: 29 mars 2020 Në ora: 23:56
Qemal Musliu

“Alfabeti matematikë” me nëntë numra e një zero, pa gramatikë

Për ta shkuar, kush nuk ka” frikë”!

Lexohet në çdo gjuhë, kudo shkon,

E shkruajnë njëjtë dhe tërë bota e kupton

Alfabeti gjuhësor, i shkruar më shumë forma

Me lloj lloj shenja, e dy tri shkronja ,

një shkronjë me disa shenja

që formojnë disa germa!!

Nuk i duhet shenja tjera e as mbaresa

Madje , madje as pika, e as presja!

Ai numërorë lehtë shkruhet e mësohet,

Në çdo gjuhë lehtë kuptohet.

Ky numërorë, kuptohet nga çdo njeri

Qoftë i madh e i ri

është i lehtë dhe elegant

pa të vogla, e pa të mëdhatë!

“Alfabeti” matematikë,

Për ta shkruar, askush nuk ka frikë

As për gabime, në drejtshkrim e gramatikë!

Po, në llogaritje, gabim, qesen ta fikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat