Po ta shkruaj sonte një letër
Mos e hap ti mbaje mbyllur
Se nuk është si asnjë tjetër
Letra nga shpirti i ndrydhur
Poezi çdo ditë kam shkruar
Por një letër sonte shkrova
Si atëherë kur të kam takuar
Kur në ty unë u dashurova
E letrën time ti mos e hap
Ruaje diku, mbylle me dry
Se ditët e ankthit ikin vrap
E mbetet dashuria për ty
Ndoshta më s'di të shkruaj
Por me poezinë të pa ndarë
Shpejtë kalojnë vite e muaj
E ty të dua si kurrë më parë
Do e hapim bashkë këtë letër
Kur jetës t'i shkojmë në skaj
E nuk dua të zbuloj detaj tjetër
"Të dua" shkruan në fund të saj.