Çdo fjalë më sjellë te ti

Kultura

Çdo fjalë më sjellë te ti

Nga: Jan Kosova Më: 3 prill 2020 Në ora: 09:21
Jan Kosova

E unë shkruaj sot mallin e shkretë për ta shuar
Por thonë se gjithmonë e korr atë që e mbjellë
Çdo varg që e kam shkruar mallin e ka shtuar
E çdo fjalë që kam shkruar, prap te ti më sjellë

Unë shkruaj, dashurinë për ty për ta përshkruar
Derisa shpirti i shkretë të mbetet si libër i vjelë
Me çdo varg që shkruaj dashuria është shtuar
E çdo fjalë që kam shkruar, prap te ti më sjellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat