Nga proza poetike e krijuses Valbona Kuçi

Kultura

Nga proza poetike e krijuses Valbona Kuçi

Nga: Agim Desku Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:42
Valbona Kuçi

Ai që e di përse jeton, mund të durojë gjithçka.

E dija shumë mirë që kjo botë me njerëz të ligjë ia ka jetën borxh një diçkaje më të madhe ,ligjeve të Universit.

E mëgjithatë ata vetë shkruajnë fatin e tyre. Dielli e Hëna dukej sikur në mes të katër rrugëve kishin ngelë.

Fati i tyre në udhëkryq.

Nga larg, atje ku u pre koka e Apollonit ,kishin ardhur për t`i paguar "haraç" diellit.

Si xhuxhma xhuxhe që vodhen dhe Thorin m`u duken ata... ai i kishte mallku.

Një milion e gjashtëqind e ca "gezhoja"mbrapa ( diku edhe katërqind ndoshta) i kish thënë diellit , pagë ke për të marrë; kjo është punë e krahut tënd të papaguar!

Atëherë dielli është mendu! ...Të shkoj ,a jo?

Kokën e ka kthy nga Hëna.Asaj mirë nuk i erdhi nga provokimi i "petrol'al".

Veç më një shikim ajo i ka thënë "Jo ,mos shko".

Po dielli më të veten e kish vendosur më vete mori edhe një "geninius të lashtë".

Hënës, i kishte ndarë detyrë dhe e kishte urdhëruar; "Ti shko në origjinë" se atje të janë bërë lëmsh në derë!!

Hëna shkoi në vendin e origjinës.Rruges tuj mendu, mori vendime të mëdha . Askush asaj nuk ia kish parë zemërimin.

Ajo mbledh teë vetet ,thërret të parët e vet !

1) Të parën thërret Kadmin!

2) Të dytën thërret ca detëra!

3) Të tretin thërret ca rreze xhuxhe,larg!

4) Të katrën e të fundit mbledh "Tre Yjesine, Sirius ,Beta,Orion"!

Ajo u jep urdhër ujërave, të ngrihen !

Të parët ka mbledh ujërat e embëla.. të gjithë lumënjtë me i futë në tuba.Shaka ajo s`dinte më.

Të gjithë ujërat.. në tub i ka mbledh.

Poshtë këmbëve të tyre ata s`kishin parë më se çfarë kishin bërë.

Vetë origjinasit e Hënës kishin shkelur me këmbë .. atë çfarë u ishte dhuruar nga Zoti.

Në portën më të lashtë të Qetësisë, bota i kishte shkel me këmbë "MOZAIKUN "me të vjetër në planet.Donin prova,dhe Hëna kishte filluar punën për t`i gjetur provat, por më parë ata që donin prova do të vetëshkatërroheshin.

Me ujërat e ëmbëla ,e qetësi të shprishur kishte filluar punën e madhe ,e detyruar ajo lante;

"Mozaikun"me të lashtë me tre ngjyra...e filloi ta nxirrte në dritë

Nervi i Hënës i kishte tejkaluar masat.Tek sa pastronte ....kuptoi tre ngjyrat ,të bardhën , ngjyrën e bardhësisë.. të dytën ngjyrën e vjeshtës,.... e të tretën ngjyrën e zezë .... kalbëzimin.

Tek sa po mbaronte punë .. shihte pak rërë poshteë këmbëve që mozaikut nuk i ikte.Ajo kthen kokën për të parë .. e kuptuar pse rëra nuk ikte, e ndër kohë aty sheh Tre pllaka mermeri të një varri të lashtë.

Ajo kthen kokën .. dhe pa aty të mbështetur pas një toke "HOMERIN" .ME të lashtë se vetë ajo.

HOMERI,as i gjallë .. as i vdekur ... as i tretë!

Veshja e Tij , ishte prej dok 'erash të lashtë.

Këmisha e tij e linte, dhe xhamadani i punuar me shajak prej leshit të deleve ,e i vijëzuar me të zeza, që fillonin nga rruaza mbrapa e qafës e varej përpara në të dy anët e krahërorit ,sikur donin të tregonin lashtësinë e vetë Homerit.

Thënien e Ujorëve apo Avangardeve ; apo Katër shkronjave "V" 4 × 31 = 124 = ME 7 -të

Vetë numri i të madhit ZOT.

Apo ndonjëherë heshtja e tij donte të thoshte ;

Më mbani që t`ju mbaj... që të ngjitemi në majë.

Qeleshja e bardhë sikur gjysma e vezës as që ishte tretë…duart i kishte mbledh rreth gjurit të djathtë...e sytë poshtë sikur po vajtonin për diçka që i mungonte. Hëna çoi shpejt në mend

"Lahutën" e dinte kujt ajo i ishte dhuruar nga bota. Ndërsa po mendonte se akoma s`i kish mbaruar punët e saj... Dielli kish ardhur persëri nga lindja.. më gjithë gëniniusin i tha.

Kthehu të "SHARRI " i Hyut tani.!!

Hëna kishte kthyer kokën, e i kishte thënë....

"Këtë se përballoj dot"....Aty ishte një ujëvarë që shkonte 150 metra thik poshtë ... duke gërruer tokë të lashtë!

KOHA PËR POEZI


Në moshën time të hershme, një pjesë të kohës time ua dedikoja poezisë, prozës dhe pikturës.

Në qendër të të trejave kisha mistikën dhe kuriozitetin, të pazbulueshmen, mes yjeve, për të Ndriturin e Natës dhe të Ndriturin e Ditës.

Gjithmonë shkruaja për to, fantazoja për to, rimoja për to.

Pikturoja perfekt ose të paktën kështu më dukej mua.

Kur nisja një prozë gjithmonë frymëzohesha nga ëndrra që kisha parë në darkë dhe arrija të përshkruaja pyllin, detin apo vendin më magjepsës që mund të keni parë ndonjëherë.

Keq për ju, se unë kam qënë atje.

Kur hidhja bojën e zezë mbi fletë për të shkruar poezi kisha vështirësi jo në të menduar as në të rimuar, por doja të krijoja poezinë më unike për mamin tim.

Shpesh më mundonte strofa e fundit, dy vargjet e fundit. E kisha të ngulitur fortë në mendjen time; pasi të kisha përshkruar bukurinë e saj, zemrën e saj, vargjet e fundit duhet të ishin mesazhi i poezisë që në thelb qëndronte dashuria ime më e madhe se vetë Universi.

Kështu e ndjeja.

Ende më kujtohen fragmente-fragmente, dilja në ballkon e teksa pikturoja kodrat që putheshin me njëra-tjetrën, në njërën anë të tavolinës qëndronte blloku i prozës e në anën tjetër dashuria nën vargje.

Gjithmonë në orën 17:00.

Ai bllok fatkeqësisht nuk gjendet në shtëpinë tonë, por më kujtohet kur krahasoja fytyrën tënde me Hënën që shkëlqen, me dritë argjendi...

Koha fluturon, edhe pse kanë kaluar tashmë 21 vite nga kontakti ynë i parë, dashuria më shtrenjtë, ushqimi më i mirë, veshja më e mirë...ajo që kam kuptuar sot dhe kam dashur të shpreh që kur isha 7 vjeç, mes mundit për të gjetur vargun perfekt, rimën e paqtë...

Jo pra jo nuk ishte as vargu, as rima madje as vetë mesazhi që doja të përcillja sepse ti nuk je vargu, ti nuk je rima, ti nuk je mesazhi;

Ti je e gjithë Poezia e Lirë e një fëmije që në moshë të hershme do me kusht që në çdo moment t’i tregojë Nënës së tij, një ndjenjë më të madhe se dashuria, shkallën më të lartë të Hyjnores, ajo që nuk preket kurrë nga mllefi, inati apo xhelozia... Ende nuk e kam zbuluar si quhet, më duhet një emër për të.

Faleminderit që më ke dhënë frymën.

BIJTË E DIELLIT

Shqiptarët nder shekuj e quajtën veten bijë të diellit, sa keq...

Tash po i shoh si bijë të këtyre arkave, që jetojnë të fshehura

Madje kot ja kanë varë kumonën vetes në qafë

Janë veçse tradhtarët me të paepur të vetë kombit të vet

Mallkimin e Zotit kanë më e pa... megjithatë Ai i ka parë...

Prandaj vuanjë për liri e për flamur...

Se meritoni shqiptarë shqiponjen jo, faljani atij që e meriton...

Merrini pasuritë e juaja e shkruani në flamur...

Jepjani Atij që nuk e tradhton vendin e vet

Madje popullin e vet e mbron me zemër.

Madje mund të ju udhëheqi edhe Izraeli, pse jo???

Edhe perëndimi, pse jo???

Se lindja është vetë Pellazgjia, por s'keni kokë me e ditë...

Se shpejti, kanë me ndryshuae edhe ligjet

Kanë më na udhëheq edhe minoritetet, shumë mirë bëjnë, kanë edhe ata të drejtë.

Si dikur Mali i Zi, që në lashtësi kur u trashëguan me minoritetet e sot quhen ashtu si e dinë...

Se i ardhuri shitet me shpejt se vendasi,

Se ka problem sepse në tokë të dikujt kanë ardhë...

Kështu do ta pësojneë edhe trojet shqiptare

Sepse s`ka më patriote, por tradhtarë... Tradhtarë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat