Budi-pararëndës i letërsisë shqipe

Kultura

Budi-pararëndës i letërsisë shqipe

Nga: Isak Ahmeti Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:25
Kopertina e librit

Kohë më parë është botuar libri "PROZA E BUDIT " ,përgatitur dhe shoqëruar me një studim shterues nga Prof.dr.Anton Nikë Berisha.Është ky një libër i rëndësishëm dhe me shumë vlera për krijimtarinë e Pjetër Budit ,njëri nga autorët më të njohur të letërsisë shqipe të Mesjetës(shek.XVII).

Në këtë botim "Proza e Budit" të Qendrës Shqiptare e Studimore Letrare "Pjetër Budi " ,siç shihet edhe nga pasqyra e lëndës , janë përfshirë parathëniet , mbasthëniet , testamenti poetik i Pjetër Budit marrë nga librat"Doktrina e kërshtenë" (1618), "Pasqyra e t ' rrëfyemit" "( 1621), "Rituali romsn "(1621) dhe letra nisur kardinal Gocadinit.Këto tekste , siç e ka vënë re studiuesi I njohur Behar Gjoka , krijojnë mundësinë e leximit të ri dhe studimeve të ndryshme të tyre.Rëndësi më vete , që madje e sjellë në një dritë të re , të mëvetësishme

Prozën e Budit , të munguar gjer më tani, ka studimi prirës, i detajuar , thellësisht shkencor , për vlerat dhe shtresimet artistike të shumëfishta të prozës së Budit,hartuar nga Prof.dr.Anton Nikë Berisha(Behar Gjoka).Ky libër me shumë vlera , siç e ka vënë re edhe Behar Gjoka, 

krijon mundësi të shumta të komunikimit, tashmë edhe me prozatorin, kraha poetit, njërin nga autorët e parë të shquar të letërsisë mesjetare.

Krejt në fund le të theksojmë se me botimin e këtij libri ,përkatësisht të këtyre teksteve të Budit , me studimin prirës të Prof.dr.Anton Nikë Berishës , hapet një rrugë e re studimore , që hedh dritë mbi një periudhë për të cilën informacioni është i pakët , por i domosdoshëm për të lidhur atë zingjir me hallka të shkëputura të zhvillimit të letërsisë shqipe.Ky libër është kontribut i tej çmueshëm për fushën e studimeve bogdaniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat