Asht sjell moti për së mbari?

Kultura

Asht sjell moti për së mbari?

Nga: Përparim Hysi Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

1.Asht sjell moti për së mbari?!!! *

Qe i trishtë MARSI sivjet
Prilli hyri i plagosur
S'dimë më tej se si do jetë
Sy e veshë dhe të brengosur.

Ka hyrë brenda një armik
Të plagos apo të vret
Gjithë bota në panik
Në rrezik yni shëndet.

Paskemi qenë mirë e bukur
Edhe hiç s'e kemi ditur
Tash që lirinë e kemi humbur
Po jetojmë si të roitur.

Kund nuk ka një datë shpëtimi
Mendje prishur dhe kaos
Po e vuan mbarë njerëzimi
Dhe në GLOB:sinjali "sos"!!!

* këngë e vjetër shkodrane

2. Ka ardhur koha

Ka ardhur koha që ta çmojmë jetën
Jeta nuk është "mall" që të shitet lirë
Jetës tani, në vetizolim, ia dimë vlerën
Sado që vetizolimin e pranojmë me pahir,

Jeta njëherë jepet dhe duhet ta çmojmë
Para "virus-armikut" mos tregojmë trimëri
Nëse virusin duhet ta mundim, Mjekësinë të dëgjojmë
Vetizolimi është ilaçi, tani për tani.

Se në këtë kohë kolere alias Pandemia
Përparësi merr vetëm GJUHA e SPECIALISTIT
Në ballë të luftës është MJEKËSIA:
- Vetëm vetizolimi na shpëton prej "armik Covidit".

3.Po të isha sot i ri
Po të isha sot i ri, rreth e qark:CORONAVIRUS
Nuk do bëja dashuri, unë një tip që s'rri dot"sus"
Mike, do dashurohemi nesër, se për sot ka rrezik
Se armiku është i egër dhe kudo ka sjell panik.

I padukshëm është si ajri dhe papritur të merr jetën
Është një kohë vërtet alarmi (edhe jetës t'ia dimë vlerën)
Sado sot është DITA e VERËS, këtë herë nuk e festojmë
MIke, moj, mos dil prej derës! Nesër prapë do dashurojmë.

4.Po jetojmë si në alarme

Po jetojmë si në alarme
Dita? Ca më keq se nata
Zhytur-mbytur det me lajme
Përmbi kokë rri varur shpata.

- Se mos dilni nga shtëpia?
Mu në rrugë është një"armik"
Doli mendja nga burgjia
Bota futur në panik.

Se mos zësh me dorë fytyrën?
Upupu, dora tek syri!!!
Me dorën tënde solle mynxyrrën
Se pas dere është COVIDI!!!

Bëjnë zhurmë politikanët
(Hiqen si të na duan shumë)
Ne i njohim sharlatanët

Dhe nga ata na zë me shkumë.

Ne dëgjojmë se ç'thotë MJEKËSIA
Që është GJUHA E SPECIALISTIT
Veç kështu fitohet qetësia
Dhe shpëtojmë prej COVIDIT...

5. STATUE QUO

Jam si DANTE para një pylli të errët
Dhe pres një dorë shpëtimi prej VIRGJILI!
Se më ka sulmuar një armik i serët
CORONAVIRUSI alias COVIDI !

Të vret dhe nuk e sheh se si hije është
Nuk dihet nga ç'djall e ka marrë "detyrën"
Mendja ime sa nuk po bën"fështë"
Se "djalii" mbi GLOB po sjell mynxyrrën.

Kam lexuar diku për"ushtarë që bëheshin të padukshëm"
Që msynin një vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!!
Mos është"lojë e ndyrë" për t'u bërë super të papërballueshëm
Që në laborator këtë"farë të keqe" ta"mbillte?!!!"

Se nuk ka si të jetë ndryshe, në këtë kohë moderne
E "rrit djalin" dhe ky kthehet në djall
Se është" pa prindër"; natyrshëm nuk ka"ndërgjegje"
Dhe djalli u bë lubi dhe po na ha të gjallë.

Dorëzim para djallit është një botë e tërë
Shkencëtarët e mëdhenj janë kthyer në astrologë
Na mbytën me llafe, me gërë e vërë
Kurse politikanët tanë janë bërë demagogë.

Në ballë të kësaj lufte është MJEKËSIA!
Sa mjekë e infermierë në këtë luftë ranë therorë!!!
Veç MJEKËSISË i takon lavdia
Që mundohen të na shpëtojnë nga ky armik kaq mizor.

Kur do ta mundim? Aha, nuk i dihet
Për një muaj a dy... apo ndoshta në vjeshtë?
Në këtë "pakohësi" si mund të rrihet
Apo shumë njerëz do shkojnë si qeni në vreshtë?

Ditën që do ta mundim ,duhet shpallur "DITË FESTE"
Me gërma kapitale do gdhëndur në mermer
Të jetë e shkruar për brezat në"Anale KUJTESE"
Që kurrë mos përsëritet kjo kohë- kolerë!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat