Vet nuk mbushet thesi

Kultura

Vet nuk mbushet thesi

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:44
Jusuf Zenunaj

Të gjithë të bashkuar si kurrë më parë,

qeverisë së rrëzuar pushtetin me ia marrë,

s'na ndalë kushtetuta e lëre ma korona

t'u shkojmë deri në fund synimeve tona !

Ju që erdhët në pushtet me veze e me tym,

në rrugë e në Kuvend këronit bashkim,

mashtruat pleqt, mashtruat  rininëI?

Koha e qeverisjes tashmë  ju ka ikur,

mjeshtrinë për pushtet nuk e keni ditur !?

Pesdhjetë ditë  me ju , na u duken një shekull

sikur mizës së lodhur , duke "brejtur" hekur.

Dje, s'na bashkoi lufta, sot , na zgjoi interesi,

mulliri është ndalur, vetë nuk mbushet thesi !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat