Arti konceptual në krizë për shkak karantinës dhe koronavirusit

Kultura

Arti konceptual në krizë për shkak karantinës dhe koronavirusit

Nga: Ilir Muharremi Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Arti konceptual është arti i viteve të ’60-ta. Arti duhet të ekzistoj vetëm si ide, jo si argument fizik, ideja për artin dhe vetë arti është ide e ky art  është arti konceptual. Vepra nuk reduktohet në ide, por ideja është për artin ose konceptin e artit. Ky art nuk krijoj dhe as nuk do të krijon repertor të ri formash siç bënë dikur Kubizimi, Arti abstrakt, Pop arti, Arti konceptual kërkon që publiku ta vështrojë me një mënyrë krejt të re, por kjo nuk është aq e lehtë në këtë kohë, kur mendon se tashmë nuk ka asgjë të parekuperueshme nga publiku dhe kritika dhe çfarë vepre e sotme konceptuale mund të jetë më ndryshe, me forma të reja të pa eksplorume, ose vazhdim i asaj që ishte dhe është apo vetëm një përsëritje e asaj që gjindet në natyrë, në rrugë, në shtëpi.

Jozef Kosut artist i cili për shkak konceptit për artin qe i obliguar të ekspozojë jo vetëm objekte të ndryshme si p.sh karrige  por edhe fotografinë e saj fare të rëndomtë dhe shpjegimin në fjalor të fjalës karrike. Ai mendonte se të spektatori përçon emocion estetik si qëllim kryesor. Arti i tij i nënshtohrej strukturave të gjuhës.

Por, sot në kohën e koronavirusit, të mbyllur në karantinë a mund të paraqesim një karrige, ose një ulëse parku të dëmtuar, jashtëqitje të qenve, video, instalacion, kafshë të ngordhur, kafshë të gjallë, këpucë të ngjitura, kostum me mbishkrim, gomone të ndryshme, shtrat, telefon, syze të dëmtuara, hekurishte të instalauara njërën  mbi tjetrën, veshje të ngjitura, mbeturina, lule, pemë të mëdha, kuaj, poç elektrik, performanca...

Arti konceptual jeton dhe shumohet në rrethana ndryshe, në hapësira publike, Galeri, rrugë kryesore, bashkëpunon me hapësirën është si koronavirusi ushqehet  nga drita e diellit dhe drita e Galerisë, ndërsa koronavirusi mbijeton nga temperatura e ulët dhe vdes nga e larta. Artistët konceptual sot shohin një kapitulim, rënie, depresion, zhgënjim, mllef dhe artisti konceptual kinez më i famshëm në botë Ai Weiwei është i izoluar në karantinë e tëra që bëri ishte vetëm një video deklaratë për koronavirusin, ndërsa piktorët publikojnë me mijëra piktura në këtë kohë mortje. Piktura i reziston çdo kohe është përbindësh që nuk njeh sëmundje, është mbret si luani në këtë xhungllën e shëmtuar njerzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat