Jemi shqiptarë - 5

Kultura

Jemi shqiptarë - 5

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 prill 2020 Në ora: 08:56
Fatmir Lohja

Edhe Albani, edhe unë, jemi shqiptarë njëzetekatër karat,- ma kujtoi zoti Rrahim.

Shoh Albanin në dritë të syve. Shikimi i tij, i ëmbël , i sinqertë, me nxiti të shpreh mendimet e mia.I jam betuar vetes ,se sa të jemë mbi dhe, do ta dua ,dhe do ta respektoj rininë shqiptare. Krijimet artistike tëra kanë një qëllim final: ”Edukimin bashkëkohorë dhe patrioitk të rinisë.”Ma prishin ndonjëherë,me ndonjë përgjigje, që nuk më pëlqen. Shpejt e kaloj merzinë.Edhe unë, kur kam qënë i ri, kam bërë gabime.Nuk e thotë kot i moçmi:”Njeriu piqet , me vitet që mban mbi supe!”

Edhe ne , si kombet e tjerë, i kemi ca të meta, e dobësi,prandaj jemi në këtë stad zhvillimi ekonomik e social,- e nisa me ritëm pleqsh. - Po të mos kemi të meta e dobësi, edhe humori do të na mungonte në qejfet tona.

E nisa me faktin kokëfortë. “Fatkeqësisht si në Shqipëri,si në Kosovë,pagat janë më të ultat në Europë.” Nuk më ndërpreu asnjëri. U mundova të shpjegoj , duke i dhënë përgjigje pyetjes:” Pse një vend i begatë, me popullsi mitike vëndase, më tërë atë eksperiencë historike mbi supe,të jemi më të prapambetur ekonomikisht se komshitë?

Nga historia e ndritur që trashëgojmë, fatkeqësisht edhe grekërit si ne,me shumë merremi me të kaluarën se me të sotmen,dhe të ardhmen. Për filozofin e antikitetit Aristotelin, mbi dymijë e treqind vite, vazhdojnë ngatërresat nëse ishte grek, maqedonas apo ilir, dhe nuk e dëgjojmë porosinë e tij, të thëne shumë qartë:” Me të shkuarën merren historianët, të tanishmen e drejtojnë teknicienët, dhe të ardhmen e studjojnë shkenctarët. “

Kjo ndarie punë nuk ekziston sot as në Shqipëri,e as në Kosovë. Pse duhet të këtë dy akademi shkencash për një komb? Edhe kur qemë të ndarë nga dy rregjimet, akademikët e nderuar kanë bashkëpunuar si një. Mitika na tregon se jemi kokëshkëmb. Fatkeqësisht këtë cen sot e trashëgojnë më shumë ata që na drejtojnë. A ka me marre se:” Si në Republiken e Shqipërisë,si në Republikën e Kosovos, si kalamajt, nuk flasin presidentat me kryeministrat e tyre!? Këto zenka janë tërësisht kundra asaj që progonadojnë ,se:”Nuk i merr gjumi i natës ,duke menduar për begatinë dhe prosperitetin kombëtar.” Zihen për teka të kota, me qellimin final, se kush do të administrojë tenderat.

Gëzuar! Më lodhet! Nga ndënje qejfi, e njohje, e kthyem në kuvend për patriotizmin,- dhe ndesha gota me secilin.

Ra një qetësi e besdishme. Gratë me pësh-pëshet e tyre,vazhdonin të kënaqeshim me njëra- tjetren. Sa zili i pata!I provova tëra mezeritë,me bindjen se nuk do të llap më.

Baca Ilir!- e ndërpret heshtjen Albani.- Unë,baca, dhe Petriti t’i kemi lexuar jo vetëm librat,por edhe tregimet humoristike që botoni në gazeta të ndryshme.

A ju kam merzitur?- nuk mu durua pa e pyetur.

Përkundrazi , na keni dhënë kënaqësi.

Faleminderit për komplimentin e sinqertë, - e falenderova me sy të vesuar.

Mund t’u bëj një pyetje?

Me kënaqësi.

Ato që u njohin ,mbështesin idenë,se personazhet tuaj ngjasojnë shumë me ju. A është i vertetë ky pohim?

Me këtë pyetje, rinushi m’i ndezi motorrët e genit mesdhetar.

Nuk është krejtësisht i saktë. Tregimet humoristike janë krijimi artistike. Ka tregime që janë grumbulluar nga pese -gjashtë ngjarje humoristike. Ka tregime krejtësisht pa ngjarie reale, thjeshtë fantazia ime

Pse miqtë tuaj kanë rënë në këtë konkluzion?

Si autor natyrisht që shpreh bindjet e mia. Si profesionist ekonomist, kritika e deklaron ,se kam stilin tim të veçantë të të treguari. Ma do mendja se këtu është gabimi i arsyetimit të tyre.

Nuk ma mbushe mendjen,- i doli nga goja, me turi varur Albanit.

O bir! Do të mundohem të sqaroj, se ne kemi të dy të njejtin emër. E mri im Ilir, edhe me bishta të ndryshëm nga pas, edhe emri juaj Alban, Arbër e në forma të ndryshme, në shqipen e sotme përkthehen Shqiptar. Si babi im, edhe i juaj, na kanë emëruar shqiptar.Kur tjetri lexon emrat tanë , nuk ka nevojë për shpjegime.Ta çojmë një shendet për babain tënd,qe të ka nderuar me këtë emër!

Edhe për shendetin e babit tënd! - ma kthen Albani.

I ndjeri nuk është më në mes nesh,- i përgjigjem me trishtim.- Alban! Gjyshi i juaj nuk i ka meritat e babit tënd, - e lëshova silurën, tinëzisht nën ujë.

Shpejt plasi në objektiv.Zoti Rrahim u përskuq si lafsha e gjelit të detit. Nisi të tregoje se kush është i ati. Mesa duket mori mesazhin e gabuar, se unë nuk paskam respekt për ate.

Kush je ti që kritikon babain tim? A e njeh se kush është ai?- me drejtohet me zë të lartë.

Jo. Ende nuk me kë thënë një fjalë.

Ai ka qënë i luftës.

Si prindërit e mi. Fatkeqësisht sot, po dekorohen bashkëpunëtoret e fashizimit, se medemek po luftojnë komunizmin.

Komunzmi ka qënë rregjim i poshtërt.

Më i mirë se fashizmi, qe na e sollën okupatorët.

Kërkon t’i dalësh sot komunizmit?

Jam në mbështetje të herozmit të prindërve tanë, që dolën malit për çlirimin e vendit nga okupatorët fashist dhe mbështetesit vendas.Komunizmi u erdh pas shpine, pasi u çlirua vendi nga okupatorët, identik si sot në pseudodemokracinë që po jetojmë.A mund t’i akuzojmë studentët e dhjetorit të viteve nëntëdhjetë, si autorë të katrahurës së sotme? Ushtarët e UÇK-së sa dëgjuan kushtrimin, për t’i dalë zot Kosovës, dolën malit me armë në krah, Çfarë përgjigjësia kanë ata ,se komandantët e tyre,më të marrë pushtetin u korruptuan deri në krim? Një komb, që nuk respekton herojtë e vet, historia na mëson ,se është i destinuar të shduket pa nam, edhe nishan.

Po bacen pse e përmende?

I bëra Albanit, thjeshtë, një krahasim midis gjyshit e babait.

Nuk jam më i mirë se babai, - e tha prerazi zoti Rrahim.

Atë e di ti, por verejtja ime mbetet.Të ka vënë emër të veshtirë. Shumë herë e ngatërrova me Rrahman, Rramadhah, Ramadan. Të tillë emra, në Tiranë ,pak janë në xhiro , prandaj i ngatërroj.

Eshtë emri i gjyshit tim.

A e dini pemën gjenetike të fisit tuaj?

Natyrsih qe po,- pohoj me mburrje.

Mund të ma rëndisësh?

Më kënaqësi, - me bindje te shendosha patriotike nisi te rreshtojë: Rrahimi djali i Selimit,Qamili babi i Selimit,dhe Rrahim, Qamil, Ramadan, Zef, Pal.

Mjafton!

Pse?

Ma mbushje mendjen,se si unë, je njëzetekatër karat shqiptarë.

E si e arrite zotria jote këtë konkluzuion kaq vonë?

Me Zefin dhe Palin në fis,më binde me fakte, se nuk je turk, që ka mbetur në trojet tona. Dole te e verteta ,që të thashë ne fillim , se ne shqiptarët jemi përhapësit e kristjanizmit, - e pashë qe nuk i pelqeu replika ime.

Bacë ! Qetësohu! Nuk e ka fyer gjyshin,- l lutej i biri.- Je duke ndenjur me miq të mirë.

O zoti Rrahim! Degjoje djalin. Erdhe vete si cjapi të kasapi.Nuk do të replikoja ,po ta dija se je me mendt e baba Qemos.

Ky vazhdon të më fyej.

Jo bacë. Ai po të rikujton titujt e tregime të veta humoristike, për të cilët ke deklaruar se të pëlqejnë shumë.

Ti po bën humor?- më drejtohet me ton.

Humori më pëlqen shumë, por jo në këto çaste. Ndryshe nga ju ,unë pëlqej humorin e sinqertë, të shendetshëm, ku qeshim bashkarashit.

E unë si e kam?

Ju pelqeni të vini në lojë tjetrin, deri sa miku të nxehet, dhe ti të qeshësh me pas me zë të lartë.

Sipas jush, rashë në grackën që ngrita vetë?

Ke rënë me kokë,trup edhe këmbë.Tani që po e vuan,besoj se do të zësh mend, se nuk e ke mirë që gërget të tjerët për të qeshur vetë. Gëzuar,se na merzite me pyetje të shumta! Nuk trajtohen tëra temat në një ndenje ,o zoti Rrahim!-dhe i pimë gotat me fund,si te shtëpia ime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat