Muralet e dashurisë në kohën e koronavirusit

Kultura

Muralet e dashurisë në kohën e koronavirusit

Nga: Ilir Muharremi Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dashuria është Zot i gjithë natyrës ka të bëj me ndjenjat e pak me dëshirat. Është iluzion mbi realitetin dhe shtyn vërtetësinë e rrokullisjes së botës. Dashuria është si vesa e mëngjesit, shfaqet për pak kohë e pastaj largohet. Ajo është skllavëri pikante që të shpërblen me buzëqeshje. I vë në lëvizje të gjitha qeniet tokësore, është sundimtare, perëndeshë që nuk njehë disfatën, është metafizikë, shtyn forcën e botës dhe ushqehet nga vetja.Është përbindësh i bukur e rrallë kush mund ta kuptoj. Dashurinë nuk mund ta pengoj asnjë kolerë, artistët në murale shprehin atë diellin e ngrohtë të dashurisë, atë vullkanin i cili shpërthen dhe prapë qetësohet. Dashuria është më e famshme se koronavirusi. Ajo është vullkan aktiv dhe magmë në gjithë botën. Dashuria i tejkalon ato veprat e artit të strukura nëpër muret e Galerive dhe Muzeve të botës që tashmë janë të mbyllura. Rrugët e botës tash janë bërë kanavacë për dashurinë dhe imagjinatën e miletit.

Thënie nga njerëzit e mëdhenjë pë dashurinë:

Gjithçka, çdo gjë që e kuptoj, unë e kuptoj vetëm për shkak të dashurisë.

– Leo Tolstoi

Arti i dashurisë është kryesisht arti i këmbënguljes.

– Albert Ellis

Dashuria dhe qielli e bëjnë njeriun qiellor.– Shekspiri

Ai që dashuron edhe kur ka uri, nuk ka oreks. – Plauti

Ai që ha me uri, nuk ka rënë në dashuri. – Thënie amhave

Ai që ledhaton për hir të dashurisë është i verbër. – Platoni

Ai që nuk harron dashurinë e parë është më fatkeqi nga gjithë njerëzit. – A. Mickeviçi

Atje ku s’ka vullnet s’ka dhe dashuri. – M. Gandi

Asnjë zë nuk i shkon aq bukur dashurisë sa zëri i gruas. – N. Jorgaqi

. Artistët e mëdhenj kanë qenë pothuaj gjithmonë edhe të dashuruar të mëdhenj. – A. Karel

. Asgjë nuk e forcon dashurinë sa pengesat e pakapërcyeshme. – L. de Vega

Barazia në dashuri dhe në miqësi është gjë e shenjtë. – A. Krillov

. Barra e vënë shtrembër mundon devenë, dashuria e madhe mundon zemrën. – Thënie mongole

Besnikëria nuk ekziston, ekziston vetëm ndershmëria. – G. Markes

Bien në dashuri ata që nuk e njohin njëri-tjetrin. – A. Fransi

Bota urdhëron gratë, ne urdhërojmë botën, kurse gratë na urdhërojnë ne. – Katoni

Bukuria është një letër rekomandimi për tek zemrat. – A. Shopenhauri

Burgu më i tmerrshëm është zemra e mbyllur hermetikisht. – Papa Vojtila

Burri ka aq vjet sa ndihet, gruaja ka aq sa duket. – I. Bergmani

Burri që flet me fjalë shumë të mençura për dashurinë, nuk ka aq shumë dashuri. – Zh. Sand

 

Erich Fromm

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!

OSHO

Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.

“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”

Xhakomo Kazanova

"Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!"

Leo Buscaglia

Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.

Kahlil Gibran

Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta degjojnë, kjo sepse veshët dhe syt e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.

Kurt Vonegut:

Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Stendhal:

Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

C.S.Levis:

Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Lemoni Sniket:

Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag:

Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski:

Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin:

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami:

Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry:

Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.

Honore De Balzak:

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Luis de Bernieres:

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

E.M. Forster:

Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Iris Murdok:

Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat