Jemi shqiptarë

Kultura

Jemi shqiptarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 prill 2020 Në ora: 07:51
Fatmir Lohja

Zoti Rrahim ndjehej në siklet. Rrota e mullirit nuk po ia ndante mirë grurin nga krunia . Më shumë bënte zhurmë me pirunin dhe thikën,sa sa fuste gjë në gojë.Kur na kryqëzoheshin shikimet, i perendonte sytë menjëherë.Nga shtrengimi i muskujve të fytyrës, dukej se po mundohej të largonte retë nga koka,por sedra e majisur ia rikthente stuhinë.

Çfarë ma këshillon djalin, meqë është dashamirës i letërsisë tënde?- më drejtohet si prind , zoti Rrahim.

Këtu kemi profesor Gimin ,që merret me edukimin e rinisë. Siç e faktova, nuk e njoh pedagogjinë,- e kalova topin te fusha e mësuesit, për të mbajtur premtimin e para pak çasteve.

Me entuziazëm Gimi nisi të jepte këshilla për edukimin patriotik të rinisë. Eshtë ndër mësuesit më të mirë në Tiranë,prandaj nuk i bie fjalë në tokë. Në përfundim të ligjeratës , ngriti një dolli për Albanin , dhe rininë shqiptare.

Në tavolinë u rikthye heshtja e merzitshme. Shkoi edhe gjatë koha e ndënjes. Mendova se edhe miqtë, si ne, janë lodhur në karrige.I bëj me shënjë Gimit, nëse ishte gati të ngrihej? Zemra ia kërkonte të qendronte, por edhe mua nuk deshironte të ma prishte.Shoh nga gratë.Ato bisedonin me zë të ulet,kokë më kokë, me shumë kënaqësi.E kam shumë të veshtirë ndënjen rreth tavolinës, pa bashkebisëduar me ata që janë prezent. Drekat , darkat ,kur shtrohen për qejfë, pa humor në mes ,nuk më kalojnë .

Baca Ilir!- e prishi qetësinë, me embëlsi, Albani.- Më ka mbetur ndërmend tregimi juaj me titull :”Në traget”

Pse u ka pëlqyer kaq shumë?- më rreshqiti pyetja nga gjoksi , duke thyer në çast betimin .

Në heshtje, i përqendruar, po dëgjoja Albanin e mirë. Po arsyetonte bukur, në mbrojtje të shijeve të veta. Vëreja zotin e Rrahim, edhe Gimin,nuk po i varnin turijt, nga fjalët e djalit,i cili po i lavderonte si shumë tregimin.

Baca Ilir! Me sinqeritet, çfarë më këshillon?- më drejton pyetjen direkt, pasi I shkarkoi mendimet e veta.

Me entuzizamin rinor ,po më shprehte , se jo që nuk është lodhur, por ka deshirë ta zgjaste më tej ndënjen.I shoh të tre në dritë të syrit, duke u treguar me shënja , nuk di se çfarë të shtoj. Albani nuk ma ndante shikimin nga bebia e syrit. Ma hëngri zëmrën. Ma prishi betimin.” Shqiptari kur jep fjalën e mban!”- mu kujtua tradita. Proverbi thotë,se kur i betohet tjetrit, shqiptari e mban fjalën. Për hatër të Albanit e prisha betimin,se u betova përpara vetes, dhe jo te të tjerët .

Këshilla më të vyera nga të xhaxhi Gimit nuk kam, - iu drejtova djalit me zë pak. - Meqë të pëlqen humori ,dhe nëse me lejoni, do të eci në këtë shteg. A je dakort me mua?

Me shumë kënaqësi,- më jep kurajo djali.

Po e shoh se babait yt ka sedër të brishtë, siç bën krahasimet letërsia franceze për oficerët shqiptar. Kërcen si pushka …. , e trimave, kur i quket sado pak. Deshirë kam të qeshë me ne,por po kërceu ,a e merr përsipër ta qetësosh?

Më tregimet tuaja , ai ka qeshur më shumë se unë, prandaj mos të keshë ndroje. Sot mos i vë re. Eshtë hera e parë që e shoh jofitimtar. Do të mësohet me babaxhanllëkun e “ Colit dhe Lolit”,përsonazhe të këndshëm në tregimet tuaja. Jam i bindur, se do ta nderojë tavolinën me buzëqeshje, se e ka shtruar vetë.

I ati, me nënqeshje, me një vetull të ngritur lart, po verente se i biri i është burrëruar. Me dashuri prindërore e uroja:” Lum zoti Rrahin çfarë djali ka!”I respektuar, i ditur, zë embël, arsyetim të kthjellët, çfarë mund të kërkojë babai nga djali , më shumë se kaq!?

Zoti Rrahim! Kam ardhur me deshirë në këtë tavolinë, prandaj kërkoj që të largohem shend e verë. Për çfarë nuk të pelqen, ke të drejtë replike, pa u mërzitur, por mundësisht sa më të hollë, që të qeshim edhe ne me shpirtë. Dakort!

-Dakort! - miratuan të tre.

E nisa me këshillën e profesor Gimit, që rinia duhet ta studjojë me imtësi historinë e kombit . Shtova idenë, se e mira, e të mirave, është, që rinia, traditat që i lexon në libra , t’i praktikojë. Edhe zoti Rrahim e miratoi. Përdora në arsyetim faktin konkret. Gratë e burrat, sot po kuvendojnë në tavolinë veç, e veç. Kjo ndodhi nuk është sipas traditës ilire.

Zoti Rrahim! Si bisnesmen që je ,ky fakt nuk ka edhe leverdi ekonomike.

E pse?- me pyeti i habitur.

Gruaja në krah të burrit , përveç që është emancipim ,ul edhe shpenzimet e atij që shtron tavolinën.

Si ka mundësi? - nuk iu durua zotit Rrahim.

Gratë e kanë më të lehtë të kontrollojnë gotat e pijeve të bashhkëshortëve , sa t’i mbajnë në krah , për t’i çuar në shtëpi.

Po leverdia ekonomike ku është?- ndërhyri Albani i habitur.

Shpenzimet për alkoolin ,në ziafete të ndryshme shqiptare, zënë një pjesë të konsiderueshme në totalin e pagesave.

Ai që shtron tavolinën për miqtë, nuk pyet për cikërrima,- foli zoti Rrahim.

Duke pirë alkool më pak , ndënja bëhet më e lezetshme. E pse vjen fatura më lehtë, çfarë te keqe ka?,- i kundërpergjigjem kapadaillëkut tij.

I biri qeshte me zë të lartë. I jati vazhdonte të qendronte ende i ngrysur. Kur e theksova , se sot, Albani që me fatliu ndër ne burrat , hapën sytë të tre.

E pse?- më pyetën në kor.

Vetëm ai e pati fatin e madh , të kuvendonte me dy sofrat, pa marrë leje , e pa ndroje. Meqë e shijove vete, besoj se u binde , se tradita është më mirë, se ajo që u praktikua sot. - i drejtohem Albanit, për ta mbyllur këtë temë.

Nisi ta tjerrë ky,- foli Gimi, për të më dhënë mbeshtetje, se ia donte qejfi të rrinte sa më gjatë në tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat