Jam i rryer

Kultura

Jam i rryer

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 23 prill 2020 Në ora: 19:31
Jusuf Zenunaj

Koha kur e lypë;
si nata me ditë
ndërroj në politikë.
Ju që s’më njihni,
duhet të më besoni,
kur e lypë nevoja
jam kameleoni!
Fala bjeshkë e male,
që s’i kam shkelur kurrë,
edhe sot; lirshëm i kaloj,
si dikur me veturë.
Jam i rryem në politikë
prej “sitemi në sitem”,
sikur dheplra në mjegull,
kurdo ndërroj vend.
.Më kujtoni në çdo stinë
prej dimrit në verë,
vetëm kurrë nuk isha,
si unë ka edhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat