UNESCO hap bibliotekën e saj digjitale, gjenden qindra materiale për Shqipërinë

Kultura

UNESCO hap bibliotekën e saj digjitale, gjenden qindra materiale për Shqipërinë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:04
Foto

Shqipërinë në periudha të ndryshme historike, vijnë online për lexuesit shqiptarë kudo në botë.

Në këto ditë të izolimit, organizata ndërkombëtare UNESCO ka hapur e bibliotekën së saj digjitale për të gjithë qytetarët anë e mbanë botës.

Në arkivin e kësaj biblioteke gjenden dokumente të shumta arkivore, fotografi, artikuj e studime mbi aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, politike e ekonomike të Shqipërisë.

Pjesë e kësaj biblioteke është edhe vepra “Historia e Skënderbeut” nga Marin Barleti.

Biblioteka është një trashëgimi e mirëfilltë. Në fondin e saj ruhen gati 20 mijë skedarë nga artikujt historikë, të cilët e kanë origjinën nga 193 vende të ndryshme të botës. Të gjitha materiale që ofrohen për lexuesit në shtatë gjuhë të botës.

Biblioteka dixhitale është projekt i Bibliotekës së Kongresit Amerikan, i realizuar me mbështetjen e UNESCO dhe në bashkëpunim me bibliotekat, arkivat, muzetë, institucionet arsimore dhe organizata ndërkombëtare nga e gjithë bota.

Qëllimi i saj është të vendosë në dispozicion në internet, falas dhe në disa gjuhë, materiale parësore të rëndësishme nga të gjitha vendet dhe kulturat e botës.

Materialet e gjendura në fondin e kësaj biblioteke kanë si qëllim promovimin ndërkombëtar dhe ndërkulturor si dhe zgjerimin e aksesit të informacionit mbi materialet për kulturat e vendeve të ndryshme të botës.

Kjo bibliotekë virtuale është krijuar në vitin 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat