Qelizë dashurie - Bota Sot
Qelizë dashurie

Kultura

Qelizë dashurie

Nga: Jan Kosova Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:11
Jan Kosova

Si në një mbrëmje korriku plot vapë
Kur fytyrën time freskon një puhizë
Unë shkruaj vargje i dehur sonte tap
Nga dashuria që ndjej në çdo qelizë

Si në një mbrëmje të ftohtë janari
Kur jam pranë oxhakut të shtëpisë
Ndjenjë dashurie më ngroh si zjarri
Dashuri që e ndjej në çdo qelizë

Se kështu është dashuria e vërtetë
Herë zjarrë që ngroh e herë puhizë
Një ndjenjë që nuk venitet një jetë
Që e ndjenë në zemër, në çdo qelizë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat