Fytas rrokem me bajlozin e Gjergj Elez Alisë

Kultura

Fytas rrokem me bajlozin e Gjergj Elez Alisë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 1 maj 2020 Në ora: 10:08
Kalosh Çeliku

Nuk, u lodha me koronavirusin politik

Përditë. Përnatë: Ekraneve televizive.

Emisione maratonike. Debate, koti:

Si , në Kosovë. Dhe, Nanën Shqipëri!

 

Edi Rama. Hashim Thaçi: dalin në ekran:

Në rolin e serive televizive turko -  arabe:

Facebook, si azreti Muhemadi: ”Selam”!

Fotografohen. Fytyra publike “muslimsnë”:

Rri, mik, në Shtëpi! Laj duart me sapun!

Mos flej me Gruan! Rri, dy metra larg

Mos dil, te: ”Parku Grave”! Civilizim!

 

Demagogji, radhe. Fundekrye, politike:

Shqipërie. Kosove. Luftë,  për  pushtet!

Rrëzojnë. E, ngrisin Qeveri, me Pandemi

Pakrëndësi: Është virus rus, apo kinez?!

 

Gazetarët, Sot: me emisione maratonike

Mysafirë. Mbarë - prapë: Virusë. Pandemi:

“Shkencore”. Ende, në luftë me “Armikun

E padukshëm”. Këmbëkryq. Pragu, Shtëpisë.

 

Dënime. Dalje: 20 euro pa maska në Qytet

Edhe, atë: Kur, Unë me njëzetë euro, Poeti:

I blej: Dymbëdhjetë birra Rrapi Artë. “Vero”.

 

Rebelohem. Nuk pihet çaj rusi në “Çairçankë”

Shkupin, Historik?! Kryengritësve, shqiptarë.

Nateditë, deri në mengjes. Rri vetëm, kaçak mali

Rrebeli, në Luftë me Bajlozin e Gjergj Elez Alisë:

Dy Ibrikë “hallall”: Raki rrushi. Rrapin e Qeverisë.

 

Përditë. Nateditë, Portës: Kalojnë dudumët

Partizanët, partiak. U them: Faleminderit.

Qeveria, Nuk i respekton, masat e Pandemisë.

.

Poet, u them: I  Rrokullis, masat e Qeverisë
Ibrikët: Raki rrushi. Shtambat verë Mikes Di:

Netëve, që e prishin Gjumin. Poezisë Erotike.

 

Mikja, Di, në shtrat m’i lanë plagët me lotë:

Çohem, jerm, Çmendem. Hyj, Vetë në Luftë!.

 

Fytas, rrokem me Bajlozin e  Gjergj Elez Alisë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat