Pjella të turpit, pinjollë tradhëtie...

Kultura

Pjella të turpit, pinjollë tradhëtie...

Nga: Gëzim Loka Më: 1 maj 2020 Në ora: 20:17
Gëzim Loka

O puthadorë

O Tradhëtorë

O mercenarë

Me shpirt mizorë...

 

O bijë stërbijë

Të Marrëzisë

Pjella të turpit

Në makth t’tradhtisë.

 

Në lojë t’armiqve

Nazi-fashistë

Në krahë të t’liqve

Kombin koritë...

 

Koritë kombin

Atdheun tonë

Se ju fashizmit

I vutë kurorë...

 

Se ju nazizmin

Makthin botëror

E quani çlirim

Delir horror...

 

Sulm batërdi

Mbi Luftën e Madhe

Në gojë të tradhtisë

Ju hidhni valle...

 

Nga skutë e krimit

Dhe e terrorit

Ju ngjallët mostrat

e Superhorrit...

 

I mbani ison

N’ valle tradhtisë

Ia nxitë faqen

Me turp Shqipërisë.

 

Kur etrit tuaj

Kapitulluan

Dhe nënën Shqipe

E tradhëtuan...

 

Ju pas dekadash

Në po atë llogore

Armiqtë e Kombit

Mbani për dore...

 

Iu dhatë tituj

Dhe dekorata

Nëpër gazeta

Iu thurni lavda...

 

Ngjallët të keqen

Me rrënjë mizore

Rivratë martirët

Dje dhe sot prore...

 

Gjithë skotë e juaj

Llum i ligësisë

I ngulët thikën

Gjithë shqiptarisë.

 

E nxorrët popullin

Në rrugë pa krye

Akti i tradhtisë

Nuk iu ka hije.

 

Baltë mbi luftën

Mbi çlirmtarët

Deliri juaj

Po merr malet..

 

Po çudit botën

Rishtas tradhtia

Me thikë ndër dhëmbë

Ju ka Shqipëria....

 

Me thikë ndër dhëmbë

Me helm në fjalë

Herë si gjarpërinjë

Herë herë si ngjalë...

 

O bijë të tupit

Monstra zuzare

Mos hidhni llumë

Mbi Luftën e Madhe.

 

Mos na i rivrsni

Rishtas dëshmorët

Jemi të lashtë

Sa arbërorët...

 

Sa arbërorët

Sa ilirainët

Sa Skënderbeu

Sa partizanët...

 

Na rrjedhë në deje

Gjak qëndrestarësh

Jo si gjaku juaj

Pinjollë tradhëtarësh..

 

Vegla të djallit

Ju të pafytyrë

Hije në ikje

Trup e shpirt nxirë....

 

Ballstë zogista

Breza kusarësh

Ju rrjedh në deje

Gjak mercenarësh...

 

Si dje dhe sot

Ju në çdo stinë

Në Pazar e nxorrët

Nënë Shqipërinë.

 

Shiteni e bliheni

Tek çdo armik

Ne që bëmë luftën

Brejmë çdo çelik...

 

Se prindërit tanë

Na e lanë amanet

Për Shqiptari

Dheu s’i tret..

 

Nuk i tret dheu

Nuk flejnë të qetë

Mos i rivrsni

Me fjalët helm...

 

Vini vërdallë

Duke trazuar.

Heronj dëshmorë

Duke sulmuar..

 

Ata që kohën

Mbajtën në supe

Dhe vijnë këndej

Koha shkon tutje...

 

Se i përkasin

Vetë pavdeksisë,

Nuk janë si ju

Bijë të babëzisë...

 

Shtrihuni përtokë

Pinjollë tradhëtie

Mos ngrini kokë

Me fjalë marrëzie...

 

Me bojë të zezë

E thikë në dorë

O të pabesë!

O dezertorë!

 

Në llum të kohës

Të historisë

Do përfundoni

Pas marrëzisë

 

Si etrit tuaj

Kolaboracionistë

Ballist-zogista

Puro fashistë...

 

S’ia nxini dot faqen

Luftës së madhe

O bijë bastardësh

O Skotë tradhëtare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat