Shqipëri

Kultura

Shqipëri

Nga: Agim Desku Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:09
Agim Desku

Dikur ke qenë zonjë e madhe

Hartat të flasin vet

E gjatë dhe e shejtë

E bukur si një sorkadhe

Asush s`mundi të duroj

më shumë se ti

Pesë shekuj ferri

pa asnjë ditë liri

Me plisin në kokë

të njohen për Shqipëri

Kishe djemë të bukur

e vajshëza hyjri

E di kush të ndau

dhe askush nuk të qau

Nga Evropa dalloheshe

për mbretëreshë

me fytyrën e Gjergjit

shquheshe për timëreshë

Sot më thuaj Shqipëri

sa e vogël ke mbetë

Në grusht të dorës

të mbajnë tre a katër vetë

Kështu nuk mundem

të jetojmë unë e ti

Veç të bashkuar

si në këtë hartë

kur ishim mbretëri.

KUJTESË

Vrapojnë të rriturit anës detit

për ta gjetur fundin e botës

E harrojnë kokën peng

Diku u e kanë lenë të shkretën

S'ka kthim mbrapa

se e humbin burrërinë

Gabim i perëndive

nëse ia njohin fuqinë Apokalipsit

Harruan për betejat

i fituan ata që u flijuan

Çfarë do bëjnë të gjallët

një ditë do ta humbin lavdinë

Askush askujt s'mund të ia merr krenarinë

Mos i mbyllni portat e lirisë

Edhe nëse kthejnë hanibalët ante portas

Me plagët e atdheut dikush po jeton gjatë

Duhet shëmb botën e kujtesës

Sa nuk nuk na ka zënë mallkimi i luftëtarëve

Kujtimet po m'i varrosin sërish Apokalipsat

Hyra shtatë pash në dhe veç t'i rri peng fjalës

Në këtë kohë të lirisë e thua ti veç në ëndrra

A i thuhet i lirë popullit kur i ndahet zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat