Heshtja

Kultura

Heshtja

Nga: Neki Lulaj Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:05
Neki Lulaj

Më ka lakuar heshtja

Ma

ka mbushur me rrëmujë zemrën time

Dëgjoj  zëra e tinguj baladash

Të pazakonshme

Nota të pazëshme

Në pentagramin e jetës

Si zëra të largët karvanarësh.

 

Kaq shumë vetmi të duhet, o njeri?

Dëgjomë

Ofshamat e dhimbjes nuk ushqejnë shpirtin

As morfumi jo se jo

Në këtë luftë të pagjumësisë

S`dua të të humbë

 Por ti do të fitosh

E ta ringrejmë jetën bashkë

Të ecim bashkë drejt përjetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat