Jemi shqiptarë 8

Kultura

Jemi shqiptarë 8

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 maj 2020 Në ora: 08:03
Fatmir Lohja

Me nusen,për te vila e Gimit në katund, u nisëm rreth orës nëntë të mëngjezit. Astriti më kërkoni ndihmë, për të pjekur mishin në hellë . Ndyshe nga eksperiencat me Gimin, që levizim me autobuzat e linjave, shkuam me fuoristradë, për këto arsye: E para, nusja nuk pranonte, në asnjë mënyrë të hipte në aubuzët,të mbushur me katundarë. E dyta, më dha fjalën si burrneshat,se në kthim do t’i jepte makinës ajo, për të përballuar çdo ngatërresë me policët rrugor.E treta,i nënshkrova, edhe i paketova librat e mi, për t’ia dhuruar Albanit.

Qe një ditë pranvere e ngrohtë,me re puplore në levizje.Në ato pak çaste që dilte dielli,rrezet e tija të jëpnin kënaqësi. Bimësia ishte zgjyar nga dimri. Edhe mali jeshilotne ëmbël për syrin. Kopshtin Gimi e kishte bërë gati për mbjelljen e perimeve të pranverës, ndonëse ai ka ndërtuar një serë te vogël, për të prodhuar jeshilllëqe,për tërë vitin.

Kur shkuam ne, keci që therur, dhe varur në krrabë. Astriti ,me mjeshtëri po i ripte lekurën ngadalë. Më drejtoi te ndezja e zjarrit, ndërsa nusja shkoi te gratë, për të përgatitur mezeritë . Drutë qenë lisi, dhe të thara për merak. U mundova, të shfrytëzoj në maksimum dijet e mia për të ndezur zjarrin. Si në shtëpi ,në fillim i grumbullova ca shkarpa. Mendova, se pasi të merrnin flakë, të vendosja drutë me sira.

Dola në gabim. Veprimet e mija, Astriti i holli poshtë me nxitim, me arsyetimin se zjarri me atë metodë do kohë të merrë veten. Sa lau duart, mbi ashkla vendosi trungjet me kujdes. Pasi i spërkati me benzinë, i ndezi me shkrepse. U bë një flakë bubulake menjëherë .

Pastro hellin, për merak, se kemi kohë të merremi me zjarrin!- më urdhëron Astriti.

E mora hellin, që qendronte i mbeshtetur pas murit të shtëpisë. Shkova te pusi. Me ujë të bollshëm,e lava e shplava disa herë. Përsëri dola në gabim.Sipas Atsritit, do të mbaja përgjigjësi, nëse helli do të kalbej, nga uji i tepërt, që përdora. Më urdhëroi,që me të njejtin merak të laja taven e dheut,më të cilin do të gatuante harapashin.E mora detyrën me gëzim,se e qan qerratai.

Astriti , e di mirë, se të gjiha urdhërat ia plotësoj me deshirë maksimale ,për të mos më vënë të rrotulloj hellin. E kam ngrëne njëherë.Më ka shkuar dora në djegje të shkallës se parë, nga përkushtimi për ta pjekur mishin sa më mirë.

Pa ardhur mesdita na nderoi me ardhjen zoti Rrahim,me gruan ,edhe me djalin. Me shumë u gëzova unë, por edhe Astritit i qeshi fytyra,ku zoti Rrahim shprehu dëshiren, sëbashku me Albanin ,për të rrotulluar hellin.

Zura vend mbi një stol të vogël. Me lugë druri përzija arapashin, me qellimin që mielli i mistrit të mos mbetej topa-topa. Në krah mbaja një mashtrape me dhalltë kremi. Duhanin ndez e fik. E fusja edhe ndonjë lugë në gojë, medemek për ta provuar nëse është gatuar.Për mua harapashi e ka kënaqesinë më të madhe, kur hahet i përvëluar.Me zjarrin, si te helli,edhe te vatra e harapashit, përkujdesej mjeshtri Astrit. Vinte Gimi ,kinse me qante hallin se po lodhesha.E dija mirë,se sa të ma zinte një herë stolin,nuk do të kishte burrë nëne ta levizte,se qe edhe në shtëpinë e tij.

Zoti Rrahim, me të birin, në fillim ndjenin kënaqësi në rrotullimin e hellit. Me kalimin e kohës filluan të ndërroheshin më shpesh. Duart e djathtë, të dyve , u skuqun,si mishi mbi hellë.

O i zoti shtëpisë,zevendësoi miqtë ndonjeherë !- ia lë në shpinë hellin Gim kulimit.

Miqtë ,me shumë pak naze ,u ngritën në këmbë.Vendin e tyre e zuri Gimi, duke me parë mua, sikur do të më hante të gjallë. I vëllai me veshtirësi e mbante të qeshurën.Astritit i shkathët ,sa te zjarret edhe edhe te gatimet. Mbi rizen, e vendosur rreth trupit të kecit,rreshqiste me mjeshtëri gjalpin e freskët.Nuk binte asnjë pikë yndyrë në zjarr,se dora e tij mjeshtërore,linte aq gjalp se e përthithte mishi mënjëherë.

Kur Astriti deklaroi se edhe mishi, e dhe harapashi janë gatuar për merak të tij, u drejtuam te tavolina rrethore,e ndërtuar me beton arme,në mes kopshtit me pemë shumë.Edhe duarartat nuk kishin ndenjur pa punë. Tavolina qe mbushur me të gjitha të mirat,me ushqime bio.M’u bë qejfi qe edhe Astriti e kishte marrë nusen me vete.

Po bëja hesape, t’i rrija sa më larg zotit Rrahim,për t’i shpëtuar pyetjeve të veshtira.Futet papritmas,Lola,nusja e Gimit.Na renditi në tavolinë,secilin me nusen përbri. E shoh me buzëqeshje,duke i luajtur kokën,për t’I dhënë mesazhin,se kush t’i ka futur këto mend për sot.

Gim kopraci, të dhimbset rakija, që na rreshtove në këtë mënyrë,- e thumboj pa zënë vend mirë.

Eshtë Albani, që ka kërkuar traditat e vjetra ,që i ke mësuar ti ,- më përgjigjet Lola, në vend të shoqit.

Nga ky homor,u hap debati, se ne shqiptarët nuk dimë se çfarë kerkojmë. U kujtua edhe dhënia e ujit gomarit,që del në gabim edhe kur ia jep të nxehtë, edhe të ftohtë.Se për një plesht djegim jorganin. Astriti u mundua ,të na mbushë mendjen, se politikanët e kanë më të theksuar këtë të metë.Sipas tij ,ata,në fushata elektorale, thërrasin: “ Rroftë Amerika, aleati ynë strategjik!” Sa marrin në dorë çelsat e pushtetit , ankohen se ambasadori Amerikan po u merr pavarësinë e vendit.E shoh me përgjerim, për të mos na hapur më tema politike,në atë ndënje të bukur. Më kuptoi.Ma miratoi me e ngritjen e gishtit të madh të dorës se djathtë.

Eshtë mirë,kur njeriu shkon të argëtohet, të qendorjë lirshëm me miqtë. Njdjenjat e kënaqësive i zbusin karakteret bukurmirë, duke rritur rrespektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Për t’i dhënë drejtim tjetër bisedës,lavderova arapashin.Jo vetëm miqtë,por edhe nusja ime u habit me shijen e tij.Mielli i misrit,i bluar imët,i situr me kujdes ,së bashku me të brënshmet e kecit, gjalpin e staneve,pak kripë, duhen perzirë me kujdes,në mënyrë që mielli të mos mbetet gogl-gogla.

Të njejtat lavderime mori edhe mishi. Edhe për mua,atë ditë kishte ndryshim në cilësinë e tij.Astriti,për modesti, tregoi se atë kec e ka marrë te stanet, ku si ushqim ka pasur barin e lëndinave, dhe lule borzilok.

Çdo gjë po shkonte përbukuri, vetem unë kisha një shqetësim të madh, në atë tavolinë. Sa ngreja gotën e rakisë me dorën e djathtë, nusja ma pickonte fort dorën e majtë, nën tavolinë, se medemek po më ruante, për të mos u bërë tapë.

Për të shpëtuar nga ky shqetësim,u ngrita në këmbë, dhe u kërkova vëllezërve, të këndonim me isofoni këngën :”Vajza dhe valët.”U befasova,kur Astriti tha , se Liza, nusja e tij ,do ta këndonte, ndërsa ne të tre do të mbanin isofoninë. Fitova pavarësinë. Liza pak përpara, ne tre pas saj, nisëm koncertin me spektatorët e pakët.

Sa zë të ëmbël ka Liza!?E kemi kënduar këtë këngë shumë herë me Gimin, Astritin, e burra të tjerë.Për herë të parë po e shijoja duke shoqëruar një grua.

“ Vajza e valëve

Zemra s’ja mban

Mbi nje gure anës detit

Qan e zeza,qan e mjera,qan e zeza qan.

Pret ate qe prêt

Dhimbje ndjen

Gjithë bota venë e vijnë

Por ai i mjeri ,nuk vjen.

……………………

Astriti në fyt ka arra të thara me kujdes.Pa hapur gojën,ia priste të shoqes me shumë kujdes. Gimi i kthente të vellait me dashuri,ndërsa unë,ne tonalitetin e tyre,mbaja isofoninë pa ndërprerë.Kur mbaruam këngën u stepëm , nga duartokitjet e spektatorëve.

Po ti?- më drejtohet nusja.- Ku na dole në këtë shteg? Sa dëgjon këngë labe, na thua ta ulim zërin,se të nesërmen do të bjerë shi!

Nuk më pëlqen folklori as më çifteli,e me as isofoni, nëse na sjell mbledhje në shtëpi.Kjo këngë është një nga perlat e isofonise. Vajza u lutet valeve të detit, t’I kthejnë jaranin në shtëpi.

Albani na kërkoi të këndonim disa herë,se donte ta mësonte edhe ai. Natyrisht nuk ia prishëm. Unë qeshë më i fituar,se shpëtova nga pickimet. Në këmbë, po ngreja dollit me vëllezërit,si një lab i vertetë.

Për t’u bërë qejfin të gjithëve , kënduam edhe are shkodrane, edhe serenata Korçare, edhe këngë të Isuf Myzyrit , edhe të Xan Zyberit.Në pushime e tregonim edhe ndonjë anektodë.E bukura qe ,se as me patriotizëm,e as me politikë nuk u muarëm aspak. Menduam të ngriheshim. Nuk po kishim më takat për të vazhduar qejfin.

Eshtë dita më e bukur e jetës sime.U lutëm mos ikni!- na përgjerohet Albani.

Meze e raki , sa konsumojmë me Gimin të shtunave,kishte edhe për tre ditë .U mobilizuam me vëllezërit për të mos ia prishur djalit. Meqë nuk po mund të qendroja më në këmbë, u detyrova të rizë vendin pranë nuses sime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat