Si duket tradhtari

Kultura

Si duket tradhtari

Nga: Zymer Mehani Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:30
Zymer Mehani

Ai është dinak
Dhe tinëzar është
I pabesë vërtet
Pas shpine të vret

Gjithçka është ai
Ujk, hijenë,ari
Madje dhe çakall
S'është vetëm njeri

Vërtet, njeri është
Që ecën me kokë
Veç tradhtisë, s'di tjetër
E lëshoftë kjo tokë

Ai s'ka as familje
S'njeh komb, as atdhe
E njeh vetëm lekun
Në Zot të bëj be

Sorollop ai është
Bastard a dobiç
Shet komb e atdhe
S'njeh shokë e as miq

Rrufetë na i rënshin
E çafshin në dysh
N'tah t'rrafshit theftë qafën
I hijenës këlysh

Ai s'ka as moral
Si derri në mal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat