Dyluftimi në fushëbetejë me armikun e padukshëm

Kultura

Dyluftimi në fushëbetejë me armikun e padukshëm

Nga: Kalosh Çeliku Më: 8 maj 2020 Në ora: 10:20
Kalosh Çeliku

Rrumaduci politik, i sulmoi poezitë:

Erdhi, me ushtarë shqiptar. Policë

Dhe, komandantë ndërkombëtarë.

Para Derës Madhe. “Patrioti” Melez:

I maskuar si pushtues rus, apo kinez

Don Kishoti, hipur mbi kalë me shalë.

 

Sanço Panço, i arratisur mbi gomar

Pas të Zotit. Bishtë, i Don Kishotit.

Trokitën, te Dera e Madhe Shtëpisë:

Fishekët, varë përqafe. Armët, në brez.

Poste, Sot partiake. Dhe, mercenarë:

Heronjë lufte, te:  Pragu i Qeverisë.

Hapni, Dyert e Haleve pas Shtëpive

Edhe, pse!? Zgjedhjet, ende janë Larg!

 

E kemi Sot,  një armik politik te Pragu:

President. Kryetar. Ministër. Deputet

Kuvendi. Drejtor, te “Parku i Grave”.

Turr, Votat:  Hudhni, në Kontenjerë:

85 orë, burg. Dënime. Karantinë. Liri.

 

Dudumi. “Shpëtimtari” i shqiptarëve

Hamshori, i krishterë. Herë, dhe mysliman

Ku ta di, Unë: “Heronj”, Shteti Shqiptar:

Rrini, Sot në shtëpi! Mos dilni, në rrugë!

Lani, shpesh duart me sapun! Raki rrushi:

Mos fleni me Gruan! Miken Besnike: Ikni

Distancë  mbani “burra”, dy metra, Larg!

 

Ehu, bre: Përmirni, këto Porosi egra politike

Dilni,  në rrugë! Rrebelohuni. Kërkoni Liri:

Dhe, hyni në luftë!: Zgjedhje demokratike!

 

Nuk, vlejnë këto rregulla për Gratë Besnike

Nateditë: me raki rrushi dhe verë, në shtratë.

Patjetër, afër ta kenë një burrë: Komandant.

Edhe, çukisin:  si pulat, te Pragu i Shtëpisë

E, presin: Maxhatoren, përgadisë “Iftarin”!

 

Rrufjani, pas “Fitores”: Hipë majë plehu

Rrallëherë, kacavirret mbi Hu Livadhi.

Jo, si paraardhsi tij në Gardh me këngë:

Sot, e do Halenë! Jo, Agimin e Largët!

 

Babai: Rrumaducin, e hudhte pas Shtëpie

Hale. Masa, të rrepta sigurie Shqiptare:

Me lopatë. Sfurk. Kazëm. Dhe, qerre

Nderonte “mikun” asaj kohe me Karantinë.

 

Unë, pavetëdije “heroin” strehova në Shkup

Mutin politik, pranë Oxhakut të Shtëpisë.

Tinëz, pasmesnate. Besë, na hyri në Lëmë

I sulmoi poezitë Erotike. Librat Kryengritës:

Strukezezën e Babait, tek “Parku i Grave”

Pragu, i Derës Madhe. Shtëpisë të Kaçakut.

 

Shkak, që e vrava me poezi! Sot, në Libër

E, varrosa pas Shtëpie. Hale, me nderime.

Pa ceremoni mortore: Hoxhë. Prift. Polici

Publik. Fjalime patetike. Lule, mbi varr…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat