Çfarë i propozoi mbreti Zog, Fan Nolit që të kthehej në Shqipëri?

Kultura

Çfarë i propozoi mbreti Zog, Fan Nolit që të kthehej në Shqipëri?

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:38
Noli dhe Zogu

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.

Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.

Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat