Tre filma të Kosovës shpërblehen në festivalin “goEast” të Gjermanisë

Kultura

Tre filma të Kosovës shpërblehen në festivalin “goEast” të Gjermanisë

Nga: A.SH Më: 12 maj 2020 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, jep një lajm të mire nga kinematografia vendore.

Lajmi i mire është se, “Në mes”, nën regji të Samir Karahodës, dokumentari “Home is where the films are” dhe filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, janë shpërblyer në festivalin “goEast” të Gjermanisë.

Postimi në Facebook:

Tjetër lajm i mirë nga kinematografia vendore. ?

Tre filma të Kosovës shpërblehen në festivalin “goEast” të Gjermanisë.

“Në mes”, nën regji të Samir Karahodës, të hënën ka marrë Çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.

Dokumentari në zhvillim i More Raçës, “Home is where the films are” është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”, kurse filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, nën regji të Antoneta Kastratit, ka marrë çmimin e televizionit “3sat”.

Si insitucion publik, jemi të lumtur t’i mbështesim dhe ndihmojmë artistët tanë që me sukseset e tyre po e vendosin Kosovën në hartën botërore të ngjarjeve të mëdha të artit e kulturës.

Urime dhe suksese të vazhdueshme të gjithëve!

#kinematografia

#rriNshpi ?

#prishtina ?

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat