Jemi shqiptarë Nr 9

Kultura

Jemi shqiptarë Nr 9

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:38
Fatmir Lohja

Edhe gratë e pinë pak alkool. U erdhi goja bukurmirë. Nusja e Atritit nisi të tregojë qyfyret në mes meje dhe të shoqit. Nga një tregim, ku bëj humor me një çoban, që deshironte marrëzisht të bëhej polic, Astriti është nxehur shumë. Ka menduar se e kam shkruar për atë. Me dellin e marrëzisë në ballë, ka deklaruar në shtëpi ,me shumë trimëri, se do të na zhdepte në dru mua ,edhe të vellanë  , në mes të Tiranës. I  nxehur ka shkuar në qendër të katundit. Ka parë fshatarët me gazeta në duar, duke qeshur me zë të lartë.Ata  thumbonin njëri-tjerin , për mos realizimin e  ëndrrave, për t’u bërë polic. Astriti, kur ka dëgjuar pleqtë me veshët e vet, duke lavderuar shkrimtarin,i kanë rënë pendet. Për t’u krenuar, ka deklaruar solemnisht , se e njeh shkrimtarin,  sepse është shok i ngushtë i vëllait.

Astriti i bënte me shenja të shoqes, të mos i nxirrte të tëra në shesh. Liza e entuziazmuar nga suksesi i çastit, pas çdo sinjali nga i  shoqi,i rrinte gati me pyetjen:” E mo qerrata! Më thuaj çfarë nuk është e vërtetë?”

Albani qeshte me zë të lartë. Po shihte për herë të parë humor mes  burrit e gruas, që  ia prisnin njëri-tjetrit si në  këngët polifonike.

- Tregova mjaft,- e mbylli Liza.- Ti na trego se çfarë të ndodhi, kur thirre   ne fshat, për të nderuar Ilirin, me Gimin !

Astrit nisi të tregoje, se një ditë të shtune,pasi u muar vesh me ne, ardhi na mori më makinën e tij në Tiranë, për të na njohur me lexuesit tanë në fshat.( Nuk gënjente. Katër mishra i gjetëm  duke u pjekur në hellë,në qëndër të katundit. Për festën e fshatit qenë grumbulluar  shumë njerëz. )

 Në atë entuziazëm feste, fshatarët iu vunë Ilirit , që të pranonte të bëhej Qytetar Nderi në komunë. Ky zotëria, që keni përballë, nuk pranonte në asnjë mënyrë. I  rekomandonte fshatarëve të nderonin  Gimin me qytetarinë e komunës, sepse ai është  biri tyre. Pas shumë kundërshtimesh,   zotëri Iliri  nisi të thumbojë. E deklaroi copë,se nuk ka  interesa në  fshat,dhe nuk e ka për kënaqësi të bëhet “ Katundar Nderi “.

Nga mikpritja e vendasve,  si miq të largët, mbetën në qendër të vëmendjes. Nga ky shkak  politikani i katundit mbeti në periferi. Në një pauz,  u drejtohet fshatarëve:” Nuk e vini re, o të marrë,se shkrimtari po na vë si fshat në lojë?” Për pak  çaste ra një heshtje e frikshme. Nuk e kam parë ndonjëherë veten më në hall. Nuk e dija se ne çfarë drejtimi do të merrte zjarri. Zaho, ndër burrat më të  zgjuar në fshat, i shpërndau retë e marrëzisë komunitare , kur tha:”Ka të drejtë që na thumbon. Po na e thotë troç. Të respektojmë djalin tonë, të cilin ai e ka mikun më të mirë. Nuk ka interesa në fshatin tonë. Si shkrimtar humorist na gjuajti me atë batutë. Ku qëndron e keqja këtu? Që ta mbarojmë  një herë e mirë këtë punë, në këtë ditë feste po u pyes.:”Kush është dakort ta bëjmë Qytetar Nderi të Komunës  bashkëfshatarin tonë Gim, të ngrejë dorën?”Në atë entuziazëm, me të dy duart lart  votuan fshatarët. Politikani i katundit , u zhduk si hija nga festa. 

- Gojë ëmbli Zaho, e shpëtoi nga rrahja fshatçe  zotni Ilirin .Edhe mua me nderoi , se do të më mbetej  turpi në derë, për tërë jetën, - e mbylli ligjërimin Astriti, duke qeshur me zë te lartë.

  • E moj zonja e Ilirit,- i drejtohet Lola, nuses sime ,si në kohën e baba Qemos, pasi u qetësuam nga të qeshurat e rrefimeve të   Astritit.- i ke dëgjuar ndonjëherë këto bëma të sarahoshave , që kemi për burra?
  • Të lexuara i kam, por gjithmonë më thotë, se janë thjeshtë fantazi e tija.

- E e di  moj motër, se të njëjtin hall kemi  çdo të shtun pasdite.

Fol njëra ,e prit tjetra,me shumë humor, imitonin veprimet    tona, kur arrijmë në shtëpi të shtunave.  Liza i ndjellte herë pas herë për t’i treguar të tëra, me shprehjen :” Ku ka më të lumtura se ju moj motra, që burrat u  pinë njëherë në javë? Sarahoshi im vjen    çdo natë  ,me çaprazllëqet që tregoni ju, e prapë dua  bandillin , se i del zot shtëpisë.”

Nuk ndërhyra në debatin e tyre, se shpëtova  përkohësisht  nga pickimet .  Në një çsat më shkoi ndërmend ta pickoja te kofsha, se  nusja  te dy duart i mbante lart. E llogarita se nuk qe veprim me leverdi. Në darkë ajo ka për të më rehatuar. Gimi nuk rrinte pa replikuar me të dyja. Reagimi i tij i ndezte më shumë zonjat për të rrefyer. U rrefyen si në kishë përpara priftit.

Gimi më shihte shtrembër,  se nuk po e ndihmoja. I bëja me shënje, se do ta sqaroja një ditë tjetër, se në ato momemente  nuk deshroja të thyeja tjegullat e mia.

-  Burrat tanë e duan dajakun me bojë të kuqe!- e mbylli Lola.

  • E pse me ngjyrën e flamurit?- e pyeti  me habi zoti Rrahim.

- Sa herë t’u bish, t’u mbesin shenjat në trup, dhe t’u vijë turp kur të dalin në rrugë.

Kur u lodhën gratë , e ngritën një dolli për ne, meqë nuk qenkemi krejtësisht të këqij. Ende  shpresojnë,se  me ndihmen e tyre, edhe ne një ditë  do të ecim mbi shinat e tyre.

- O ti e Rrahimit, si po të dukemi ne shoqet tuaja?- vazhdonte Lola, ndonëse nga Korça,   të imitonte vjehrren , si aktore profesioniste.

Lulja, nga pyetja direkte u përskuq në fytyrë. Duke i lavderuat të trija,nisi ta marrë veten bukurmirë. E nxorri me çiltërsi, se nuk e mbante mend të ketë qeshur ndonjëherë  më shumë në ndonjë ndeje.

- Po ndërmjet  nesh a vure ndonjë diferencë?-  e nxiti  përsëri e zonja e shtëpisë.

  • Liza m’u duk më e zonja se ne të trija.
  • E pse?- nuk ju durua nuses sime.

- Ajo me zërin e saj të ëmbël këndoi për qejfin e saj. Tre burra, si manare, i shkonin pas, për t’ia pritur, për t’ia kthyer,e për t’i mbajtë terezinë. A mund të këtë grua më të zonjën se Liza? Tre burra i bëri zap me zërin e saj të ëmbël, ndërsa ne  ankoheni ,për një burrë, se bën qejfë në fund të javës !?

Lulja ngriti gotën e rakisë,  për të na përshendetur të gjithëve. Meqë u bind , se humori i saj u mirëprit,  e zgjati pak më tej.

- Mos të na vijë keq, se ne te trija jemi pak më të serta se Liza.

  • Kush e tha pak të serta?-  ndërhyra me ton.

- Unë,- u përgjigj Lulja ,dhe u përskuq në fytyrë.

Për t’u qetësuar mori gotën e ujit në dorë.

- E keni gabim konkluzionin ! Pak të serta,kanë qenë kur kanë lindur fëmijët e parë. Tani janë më shumë se të serta,- e thashë kinse me seriozitetin më të madh.

Lules , nga të qeshurat, i doli uji nga hundët. Liza u ngrit menjëherë në këmbë për ta qetësuar. Në atë hall që ishte Lulja, nuk i pushonte gazi, ndonëse i shoqi , më të birin e ndiqnin të shqetësuar.

- Si më the? Shumë të serta , -më drejtohej Lulja herë pas herë , në ato pak çaste kur   mbushej me frymë.

- Të raftë pika, se na korite ! Gati e mbyte gruan e huaj, me budallallëqet tuaja, kundra meje,-  dhe  nusja më pickoi fort në kofshë.

Kur u qetësuam, i drejtohem zotit Rrahim, për të na dhënë ndonjë mendim për ndënjen.Si profesor kolegji, me optimizëm, dhe seriozitet, i bëri një rezume ndënjes, si për  gatimet ,edhe për  humorin.

- Jam i lumturuar se edhe nusja, edhe djali , janë kënaqur tej mase,- e mbylli zoti Rrahim.

  • O zoti Rrahim! Si profesor kolegji, ti e di mire,se shkencat që aplikohen në podhim , mbahen mend më shumë  nga studentët, gjatë praktikave në laboratore, se në sallat e leksioneve - i drejtohem me zë të ulët.
  • Nuk po të kuptoj.
  • Nga gëzimi i djalit, edhe i nuses, mesa mora vesh , është hera e parë, që i çon në një laborator, ku traditat shqiptare  shfaqen cullak. Unë, me Gimin, këtë punë e  bëjmë çdo të shtunë, megjithëse nga gratë u kritikuam pa masë. Të jeshë i bindur, po nuk ndënjem pranë njerëzve ,ne nuk mund ta shkruajmë asnjë rresht.
  • Je bindës deri diku,-  ma la mbarë zoti Rrahim.
  • O bir! –i drejtohem Albanit.- A mund ta them një këshillë?
  • Po baca Ilir.Sot me të vertetë jam krenarë, që jam shqiptar.
  • Të kam dhënë fjalën e burrit, se mizat që të fusin në kokë shoku im, me babain tënd, do t’i glir një nga një.

- Shumë i ke trembur sot,- më përgjigjet Albani me gaz.- Kam besim të plotë se do të m’i pastrosh të gjitha, apo jo baba ?

Zoti Rrahim, më kënaqësi maksimale, përkëdheli kokën e djalit.

-  E gjete bukur fjalën laborator. Për mizat jam dakort t’ia largosh, se ma mbushe mendjen  me fakte. Të lutëm, djalit mos m’i fut në kokë gurë çakmakesh, se deri tani e kam të urtë, e te bindur! Në këtë laborator do ta marr edhe unë nje zotim:” Lule! Të jap fjalen, si në ndënjet në shtëpi,  edhe në shoqëri, do të jeshë pranë meje gjithnji! Po të lutem , paradhënje, mos m’I tkurr muskujt e fytyrës, fenomen që e pashë sot te zoti Ilir!- qeshëm në isofoni me zotin Rrahim.

Me këtë entuzizazëm u ngritëm nga tavolina,se nuk po kishim më takat. I dhashë Albanit  në dorë librat e pakëtuar, kur u afrova te makina. Në ndarie u hap një debat entuziast  në mes Lizës, dhe nuses sime. Nusja ime,i ftonte të gjithë,që ditën e shtune të mblidheshim buzë liqenit,të shtëpia e prindërve të saj, për  të ngrënë  krap  në tavë, siç e gatuajnë  për merak shkodranët. Ngulte këmbë në të sajen, për të korigjuar gabimin tim ,se në shtëpi   ftova burrat të pashoqëruar nga shoqet e saja. I jepja të drejtë.E bëra atë gabim, pa dashje, se nuk e dija se zotit Rrahim kishte edhe gruan me vete.

Liza ngulte këmbë që të shkonim tok në Labëri, se në pranverë e kanë shijen qëngjat, e kecat, të pjekur në hellë. Nuk hapte krah nusja ime, ,se edhe krapi shijen e  vet e ka në mars ,dhe në prillë. Me mbështetjen e Lules , fitoi Liza për javen e ardhshme,dhe të shtunën tjetër do të drekonim  tok buzë liqenit.

Fatkeqësisht asnjëra ndënje nuk u bë. Plasi pandemia në Shqipëri. Miqtë nga Amerika, i mblodhi ambasada e vet me nxitim, dhe  i nisi për në shtëpi. Qeveria jonë nuk na la të dilnim nga shtëpia, të toknim duart  e ndarjes si shqiptarë. Më mbeti peng largimi i tyre. Me dy punët  laboratorike të planifikuara, isha i bindur,se me profesor Gimin,  do ia largonim mizat nga koka jo vetëm Albanit, edhe Lules, por edhe zotitit Rrahim, që i mbante me shumicë. Atë shqiptarë, që nuk besdisin mizat në arsyetim , i largon me kilometra larg gurët e çakmakve,  pavarësisht se çfarë them unë,  për t’i dalë zot marrëzive të mia.

Shumë lexoj, edhe shkruaj. Më ndihmon bukurmirë edhe familja ,edhe shoqëria, për të qënë më i shtruar. Mesa duket , geni mesdhetar, nuk qetësohet , po nuk u shpreh ndershmërisht për  çfarë  mendon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat