Zemrën ma more ti

Kultura

Zemrën ma more ti

Nga: Jan Kosova Më: 13 maj 2020 Në ora: 23:12
Jan Kosova

Se malli për bjeshkët e mija gati sa s'më mbyti
Prap dua të ngjitem të pijë ujë nga ato burime
Dhe në ty do të dashurohesha edhe për së dyti
Bukuroshja e Dardanisë, dashuria e jetës sime

E dua pak ujë nga enët me deltinë
I dua arxhilë, gurishtë dhe baltinë
Më mirë me ty në baltinë të tharë           
Se pa ty në rrugët e shtruara me ar

Se gati sa s'më mbyti malli për bjeshkët e mija
E shpirti i shkretë atje larg më ka mbetur mua
E zemrën ma more ti bukuroshja nga Dardania
Më prit atje në ulpianë,prap të të them:'Të dua'

E dua pak ujë nga enët me deltinë
I dua arxhilë, gurishtë dhe baltinë
Më mirë me ty në baltinë të tharë           
Se pa ty në rrugët e shtruara me ar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat