Motrës Sadije për ditëlindjen e saj

Kultura

Motrës Sadije për ditëlindjen e saj

Nga: Haki Latifi Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:12
Haki Latifi me motren

Ti je Motra që ta njeh gëzimin,
Ti je Motra që ta din brengen dhe ta kupton mendimin,
Ti je engjell mbrojtës për vëllain, që flen e zgjohet me mendjen tek ti,
Ti që sado largë të shkon gjithmonë pranë të rri.
Ti je fjala jote, që është fjalë e urtë,
Ti je fjalë e mirë dhe fjalë e butë,
Ti që zemrën time e qetëson,
Ti që shpirtin tim e ledhaton.
Ti që edhe nëse jemi përla*, më thirrshe vëlla.
Për Ty, më dhemb zemra, më dhemb shpirti, dua që yjet e t’u gjithmonë të ndritin dhe vit pas viti të ndriçojnë, e përgjithmonë të rrezatojnë!
Në mërgim kudo që isha, Ty gjithmonë pranë të kisha.
Ti që gjithmonë të don pa kushte, kurrë nuk u theve, kurrë nuk u mposhte.
Me t‘kërkue në shtatë kodër, s‘ka si Ti e ime motër.
Sa herë që të takoj kam një mal me përqafime,
Sa herë që s’të kam pranë, ti je thell në zemrën time,
Sa herë rri e mendoj, ti je pjesë e këtyre mendimeve,
TË DUA pa fund sepse, ti je MOTRA IME!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat