Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet

Kultura

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “mezi po pres të shikoj të ndërtohet teatri i ri kombëtar”.

Në konferencën e drejtpërdrejtë me gazetarët, Kryeministri Rama i pyetur për godinën e teatrit theksoi se “ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që të pyesni për ndonjë hap mbrapa dhe jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët 1998-1999, në ato vite, që ajo godinë duhet shembur dhe që Shqipëria duhet të ketë një teatër kombëtar të denjë për këtë emër. Kështu që për mua janë të gjitha argumente të ezauruara me kohë e me vakt dhe mezi po pres të shikoj të ndërtohet teatri i ri kombëtar”.

“Të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionet e tyre, të kenë të drejtën e tyre, kundërshtimet  e tyre, por në fund vendos shumica. Ky është parimi bazë i sistemit që kemi zgjedhur, në fund vendos shumica dhe ne jemi shumica, dhe ne e kemi marrë këtë vendim edhe nuk shikoj sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në çfarëdo forme vendimmarrje që lidhen me kompetencat e drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli”, – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat