Si kishte tentuar sulltani ta vriste Skënderbeun me anë të një shqiptari për 100 dukatë

Kultura

Si kishte tentuar sulltani ta vriste Skënderbeun me anë të një shqiptari për 100 dukatë

Nga: Gjon Keka Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:55
Skënderbeu

Burimet historike dhe arkivore tregojn se në muajin Maj të vitit 1448 , një shërbëtor i sulltanit nga mesi i „shqiptarëve“ që kishte vendos të jetë skllavë i turqve,e kishte njoftuar  atë se „mund të gjente mënyrën se si ta mbyste ose të fuste të tjerë ta mbytnin Skënderbeun ,dhe ai kërkonte si shpërblim 100 dukatë në vit.“

Ndërsa sulltani i ishte përgjigjur atij se ,“në qoftë se ai e mbyt me dorë të vetë ose me dorën e ndonjë tjetri Skënderbeun e lartpërmendur, jemi gati t’i japim për tërë jetën rrogën e sipërpërmendur.“ Por, sikur që dihet Gjergj Kastrioti i Madh i njihte nepërkat e tilla të sulltanit dhe kurthet e tyre nga ata që ia kishin dhënë shpirt e trup armikut otoman-turk.

Dhe jo rastësisht ai ndërtoi besim vetëm më ata që i konsideronte besnik duke i provuar si në zjarrë për të treguar se më kë është duke vepruar dhe a mund të korrte fitore.Sikur që shihet ,Gjergj Kastrioti ,ishte i drejtë ,i durueshëm ,vigjilent dhe i njihte udhët demoniake të armiqëve dhe kurtheve të tyre.  Nga kjo mund të kuptojm  se si në kohën e Gjergj Kastriotit ashtu edhe sot ka armiq të brendshëm në mesin e trojeve arbërore që janë shërbëtor të turqve pushtues të cilët i shërbejn politikave dhe interasave të tyre demoniake./[Gjon Keka,studiues i periudhës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat