Vetëm në përralla....

Kultura

Vetëm në përralla....

Nga: Zymer Mehani Më: 17 maj 2020 Në ora: 09:19
Zymer Mehani

Vetëm në përralla
Mund të jetë derdhur
Më shumë gjak
Se në ty, toka ime

Vetëm në legjenda
Toka mund të jetë skuqur
Se në ty, Kosovë e bukur

N'kulla tua të rrënuara
Por kurrë të nënshtruara
Shumë gjak u derdh për ty
Si vrushkuj ujërash të shfrenuara
Si rrëke valësh të trazuara
Që i kapërceu dhe brigjet
Dhe i kaloi shtigjet

E koha kalon
Kujtesa jeton
U shuan mbretëritë
E perandoritë
Por mes popujsh e kombesh
Rreth e rrotull botës
Ende rrojnë mëritë
Shpërthejnë hasmëritë

Por prej varreve të dëshmorëve
Të martirëve e të heronjve
Seç mbiu kalliri i lirisë
Që e paralajmëroi
Agun e lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat