Me diellin linde Erna

Kultura

Me diellin linde Erna

Nga: Agim Desku Më: 19 maj 2020 Në ora: 19:11
Agim Desku

Në një ditë me diellin

linde Erna

Kur ne u zgjuam

Ti ia more buzëqeshjen

dritës

 

Fytyra t'u kishte mbulue

me ngjyrat ma të bukura

të ylberit

 

Dhe piktorët

E dhanë fjalën

Do të pikturijnë

Ma mirë se Mona Lizën

 

Emrin tënd

Vashat e shqipeve

po ta çëndisin në flamur

 

Je bijë burrëneshe

Kështu ka luftue Ajkuna

Me Bajlozët e detit

 

Të njëjtën luftë e bajmë

Për të qëndrue në diell

Edhe sa herë duhet thënë

Je drita e syve të legjendave

 

I di Erna vërbëritë e botës

Tokës i duhet pak shi

Të rritën trëndafilat e tu

Të marrë veç unë aromë aty

 

Qiellit sot i duhesh

Yjet t'i numëron

A ka ma të bukur se ti

 

Nënës i duhesh sot

T'ia merr lotin

Janë mbushur lumenj e dete

Veç në vargun tim të lirë

Më banë dritë mbesa ime.

 

BACA I GJETAJVE

-Teatrit në Tiranë

 

Mos m'i fikni dritat e skenës

Një dërrasë mangu e pata

unë apo teatri

 

Do të thonin artistët

Ndrek Luca e Tinka Kurti

Ku do ta ringjallnim sërish

Bacën e Gjetajve

 

Si në Gjakovë më 1979

 

Jo s'ka bir nane

që ia vret fuqinë e diellit

Miliona vjet dritë

do t'i bëj Shqipnisë

 

Veç nëse do të humb

nga faqja e dheut

 

Edhe në ëndrra kisha krijue

muzeun e teatrit

Më parë ia kisha vënë flakën

vetes

Isha djegur për fjalën e lirë

Ashtu siç do të digjen

demonët lidhur me zingjirë

 

Kjo flakë

ma kujton flakën e vitit 1999

Kur ju digjeshin zemrat e nënave

Kur fjala shqipe burgosej e dhunohej

Veç diellit i besonim

nëse do të mbetëshim të gjallë

 

Jo nuk vritet drita e diellit

As fjala e shpirtit

Por vritet dinastia dhe paburrënia

 

Sërish tragjeditë shekspiriane

po luhen në ferrin e Dantes

 

I ftoj artistët në skenën e hapur

Të zemrës sime

Të lujmë bashkë sërish bashkë

Bacën e Gjetajve.

 

PIKTURË

-Artit të jetës

 

Kam më ju besue syve veç sot

Kur e preka me dorë pikturën

Prita të më flet një fjalë

Përballë meje më rri e gjallë

 

I besoj së i merr lutjet e mia

Me vite i kam rujtë më ia thënë sot

Me gotën e ngritur ta përqafoj nga lart

 

Syrit i duhet vetëm arti kur fal art

Kur e shoh artin e bukur në pikturë

A ka fjalë ma të bukur për këtë burrë

Arti i jetës është mbështjellur me flamur

 

Mbi heronjtë e Shqipnisë me brushë rri

Nga zemra ju thur hymne dhe lavdi

 

Luftëtarët e Gjergjit bëjnë dritë e hieshi

Nga yjet i merr engjëjt për t'i bërë katër sy

Vet bëhet dhembje që botës t'i fal liri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat