Ti je yll e ylber për ne - Bota Sot
Ti je yll e ylber për ne

Kultura

Ti je yll e ylber për ne

Nga: Sali Leka Më: 20 maj 2020 Në ora: 09:38
Sali Leka

Po, po ti je yll, ylber e diell për ne.

Me lavdi jehonike, eposike, historike për komb e atdhe.

O Gjergj Kastrioti, o Skenderbej i pahaarruar.

Ai që të harron e nuk të kujton ty.

Do të verbohet e nuk do të shikoj me sy.

As fytyren e vet, as vëlla e motër, as baba e nënë.

As hemisfer e planete, as galaktikë e hënë.

As diell e atmosferë, as qiell me yje.

As pranverë me lule e trendafila, as male me pyje.

Skenderbej o vigan i vitalizuar besnik i admiruar.

Me jehonë në lindje të botës deri në Sudan e Abisini.

Nga perendimi me jehonë në Irlandë, Angli dhe Skoci.

Lavdia jote eposike u përhap në Spanjë e Portugali.

Se Amerika, Kanadaja e Meksika akoma nuk ishin zbuluar.

Gjergj Kastrioti Strateg ushtarak me besë, fe e traditë.

Nuk u frikësua nga binbashet as nga çaushet e dallkaukët.

As nga kamejkanët, zabitllarët, as nga halldubët e zullupët.

Skenderbeu i betuar për komb e atdhe.

Nuk i lejoi në Prizren, as në Ohër e Devoll.

Fort ua mbylli shtegun e u zuri pritë.

Në Shkup ,Kumanovë, Sfetigrad, Vardar e Manastir.

Në Preshevë, Gjilan, Kaçanik, Dibër e Trovioll.

I prapsoi i ktheu mbrapa asqer jeniçer afije e vezir.

I përplasi i gremisi në Marmar e Bosfor.

Me jehonë e triumf i ndaloi i urdhëroi.

Në Anadoll rrini, mos lëvizni e në Ballkan mos dilni.

Drejtpërdrejt i sqaroi i shpjegoi.

Në Anadoll mbillni korrni e shisni.

Vishuni si të doni qeshni e flisni.

Unë jam Arb e Dard, Pellazg e Alban-Ilir.

Rrëfej e predikoj idenë e fenë e drejtë të vërtet.

Flas e dialogoj ashtu si di e jetoj si dua vetë.

Jam Gjergj Kastrioti me shpat e shigjet.

Edhe une poeti këndoj e nuk ndaloj.

Edhe kur udhëtoj me avion e vapor.

Edhe kur vrapoj si çiklist e skiator.

Gjergj Kastrioti sojnik e kreshnik e liberator.

U tha haptaz e serioz selxhuko-osmanve.

U foli serbez e ekolloz pagano-otomanve.

Jam Arbo-Albanez, me rregull, terbijet e yrnek.

Vishem e qendisem me xhamadan, xhufk e jelek.

Paisem e forcohem me parzmore e hark çelik.

Jo, kurr nuk vishem me xhyb fes e tak.

Sajdisem me lezet, seder e merak.

Dal në Mitrovicë e deri në Ibrik Tepek.

Aty i kam sinur e taprak, kufi e cak.

Edhe unë poeti shkruaj e shkruaj pa përtim.

Këndoj e jehoj me betim e admirim.

Gjergj Kastrioti tribun epik eposik.

Askujt si hyre në borxh, as ne hak.

Sa ishe gjallë me shpirt zemër e gjak.

Nuk fjete një natë në dyshek e jatak

Por luftove nëpër Arbëri rreth e përqark.

I zbardhove ditët i kalove vitet.

Në istikam e pozicion me gjerdan e jatagan.

Se ti linde sakllam, vital vigan.

Jehona jote për komb atdhe e vatan.

Shekull mbas shekulli Akoma do të rritet.

Lavdia jote do të përhapet në 5 kontinente.

e triumfi yt meriton 5 milion komplimente.

Ti ishe Gjergj Kastrioti fisnik e besnik.

Me i miri trim e luftëtar sojnik.

Me i drejti guximtar për flamur e mejdan.

Me i larti krenar me bes e fe.

Ti ishe e je yll, ylber, e diell për ne.

I gjall ishe me trup ne shekullin e katërmbëdhjetë.

Edhe sot me shpirt i ringjallur je.

O lum o lum ata e ato që ty.

Të kujtojnë me admirim betim e lezet.

O lum o lum ata e ato që për ty.

Çdo vit me jehonë gëzim e vullnet.

Dashin më të madh e bëjnë kurban e flijim.

Me 6 maj dita e bekuar e Shëngjergjit iradin.

O lum ata e ato Gjergj që si ti janë me guxim e kiafet.

O lum ata e ato që për ty Gjergj për ty!

Bëjnë meshe e kungim me ilmin e Amin.

Ata e ato nuk do të shohin keq me sy

Por të lirë do të jetojnë e do të jehojnë.

Mbi çdo ligësi e padrejtësi do të triumfojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat