Kukumësheftas nën rrap me zonjën vdekje - Bota Sot
Kukumësheftas nën rrap me zonjën vdekje

Kultura

Kukumësheftas nën rrap me zonjën vdekje

Nga: Kalosh Çeliku Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:44
Kalosh Çeliku

(Zonja Liri - Xhadi Nuse në Shkup)

 

Stërgjysh! Dervish, o Kaçak Mali

Krahu djathtë i Dervish Carës:

Që, e çliruat Shkupin nga Turqia

Katllanovë (1844), e bëtë Namin.

 

Baba, me “nagëntin” në brez. Nanë

Vëlla, e Motër. Dhe, Grua besnike:

Pesëmbëdhjetë vëllezër të Vdekur

Fëmijë, rrëzë Çuke, që lindi Nana!

 

Frikë kam të vij pranë jysh, në Varr

Rrëzë Çukës Dardane Ilire. Guri Zi.

Shkaku, se: Unë jam, “problematik?!

I sëmurë nga Poezia. Nuse, Liria:

Zonjën Vdekje Dje, e mora Grua.

Pa pajtimin tuaj tradicional familjar

Në këtë Jetë. Nuk e dua n’atë Jetë.

I kërkova divorc. E nxorra në rrugë

Udhëkryqe. Atje, në atë Jetë. Ferr

Nuk e meritoj Parajsën. Lulet. Gratë.

 

Gjithë jetën, kam dashur Ferrin. Zjarrin

Ehu, Nanën! Varreve, do e prish rendin:

Helmoj të vdekurit  me Poezi. Libra.

Maleve, do t’i zgjoj nga varret burrat

Kryengritje, Sot t’i shpëtoj të gjallët!

Luftë, do t’i shpall edhe vetë Zotit.

Arsye: Nuk më deshi Zonja Vdekje

Punemadhe, më do Poezia. Vargu.

 

Ferrin, e kam parë me sy në këtë Jetë

Zonjën Liri, Xhadi: Nuse, në Shkup!..

 

Shkup, 15 Maj.2020

 

 

(“Besa” më rri mbi krye këmbëkryq nën Rrap)

 

Mike, Di: Na ranë, mbi krye

Shumë Luftëra Ballkanike:

Robëri partiake. Provokime

Dënime policore. Burg. Liri.

 

Kohën e fundit, dhe koronavirusi

“Armiku i padukshëm”. Zonja Vdekje:

“Rrini në shtëpi! Lani duart me sapun!

Mos dilni në rrugë pa maska! Qytet”

Distancë, dy metra larg me Miken Di!

 

 Nuk i besoj, as Këmishës Time. Leckë

Sonte, me të cilën kaloj Natën me Hënë…

 

 

(Athua Mikja Di e mori burrë koronavirusin)

 

Sot, çka bën Mikja Di? Azganja

Koronavirusi, na shpalli Luftë:

E burgosi Botën. Veshi me maska

Vetëm Zonjën Vdekje e la të lirë

Kafshët. Ushtrinë. Dhe, Policinë.

 

Sot, çka bën Mikja Di? Azganja

Zonja vdekje, kur shëtitë lirshëm:

E veshur me ferexhe. Maskë të zezë?

 

Athua, e mori burrë koronavirusin?!...

 

(“Kashikarat” e rakisë rrushit Verë e Dimër në çantë)          

 

Verë e Dimër ecte me çantë krahut

Xhepave, së cilës Veten në shpinë:

Kartën e identitetit. Pasaportën

Patent shoferin. Lejen e qarkullimit

Një Libër të “rrezikshëm”. Lapsat.

 

Verë e Dimër, ecte me çantë krahut

Herë - herë, uleshte nën Rrap. Hije:

Kokë më kokë me Rrugaçen Di

Etjen e shuante me Dy Shtamba verë.

 

Koronavirusi e burgosi në karantinë

I tha: Rri dy metra distancë me Miken

Shtambave verë. “Kashikarave” rrushit!

 

“Parkut Grave”. Heroinave, në Shkup…

 

(Kukumësheftas nën Rrap me Zonjën Vdekje

 

Gjysma e Jetës sime, iku në karantinë

Porosi. Rregulla. Dënime. Edukatë:

“Rri në shtëpi! Laj duart me sapun

Distancë, dy metra larg me Gruan!

Në verandë, imito Arushën me dajre

Duarve, bjeru shuplakë. Hidh valle”!

 

Shpesh paraqitet një zë gruaje me telefon

Po. I përgjigjem. Kush ju duhet, Zonjë?

Kalosh Çeliku. A, është në shtëpi burri?

Kush e kërkon, Zonjë? Burrë, apo grua?

Zonja Vdekje. Ai më ka kërkur për grua.

Jo, Zonjë! Kaçak, ka dalë nën Rrap. Hije

I armatosur me Dy shtamba verë të Mikes.

 

E mashtrova, kësaj radhe Zonjën Vdekje

Veten, e gostita me dy gota raki rrushi.

 

Pak më vonë: I njëjti zë gruaje në telefon:

Alo, Kalosh Çeliku? A, është në shtëpi?

Jo, Zonjë. Posa doli te “Parku i Grave”.

Zotëri, po masat Qeveritare? Ora policore?!

E di. Po, Ai atje është izoluar në karantinë.

Përsëri, e mashtrova Zonjën Vdekje. Dhe,

Kukumësheftas ndiqemi në Orën Policore.

 

Gjysma e Jetës sime, iku në karantinë

E, gjysma tjetër, te “Parku i Grave”:

Kukumësheftas, Rrap me Zonjën Vdekje…

 

(Dy “kashikara” me raki rrushi i hudha në Lëmë)

 

Dy “kashikara” me raki rrushi. Bomba

I hudha në Lëmë. Këmbët e Qershisë.

E, Ajo nuk u trembë. U shkundë

Kokërra, shkrepi mbi mua. Kokë.

Veten, strehova pas trungu. Qesha:

Armët e mia Lapsat, nuk hapin zjarr

Po, vargje - Jetë. Që, vjellin flakë.

 

Dy “kashikara” raki rrushi. Armë

I hudha në Lëmë. Këmbët e Qershisë:

Trëndafili, shpërtheu lule. Ftoni fruta…

 

(Merre edhe një kalavesh për veshin tjetër - Libër)

 

Degës Qershisë, në Kopësht

Ia këputa një kalavesh qershi.

Thashë: T’i varë në vesh. Vathë

Si dikur moti fëmij, në Katund.

 

Edhe, turrem pas luleve. Livadhit

Kokërr shpine, shtrihem nën hije.

Lisi, midis Livadhit. Rrëzë Çuke

Librat e këndimit, të Vëllait Madh:

Vjershat e Asdrenit. Xha Naimit.

 

Degës Qershisë, në Kopësht

I këpus një kalavesh qershi:

Edhe, pse i dhimbëti zemra

Tha:  merre, dhe një kalavesh

Mik, për veshin tjetër. Libër!…

 

(Rrugë me arna)

 

E arnoi sistemi komunist. Partia

Arnë përmbi arën me vite. Setre:

Yje të kuq. Pulla hekuri. Flamuj

Tym e mjegull e shaluan Diellin

Natën, pa yje e zbritën në shtëpi.

 

Vite më vonë, e arnoi Demokracia

Arnë përmbi arnë. Gunë të zezë.

Çdo katër vite me zgjedhje lokale

Zhurma partiake. Premtime lirie: 

Shkolla shqipe. Libra. Lektyra.

E, kur një katundar, reagoi në sallë:

U tha: Ne, zotëri, nuk kemi fëmijë.

 

Politikani, ngriti zërin në foltore:

Nëna Parti, do lindë edhe fëmijë…

 

(Lamtumirë Mik - Vëlla)

 

Lamtumirë, Mik! Vëlla burgu

Tre muaj, bashkë në karantinë:

Porosi Qeveritare: “Rri në shtëpi

Laj duart me sapun! Distancë:

Dy metra larg me Miken Di”!

 

Përndjekje, nateditë. Ushtri. Polici

Dhunë. Shoqërim në burg. Dënime.

Dita erdhi, Fundi. Përshëndetemi:

Lamtumirë, Mik! Vëlla burgu besnik.

Ika. Po, më pret një tjetër “armik”…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat