Mall mërgimtari - Bota Sot
Mall mërgimtari

Kultura

Mall mërgimtari

Nga: Zymer Mehani Më: 21 maj 2020 Në ora: 06:20
Zymer Mehani

Ju lashë male
Me dëborë

Të lashë ARBËR
Dhe Arborë

Ju lashë fusha
Me lulëkuqe

Të lashë nuse
Buzëburbuqe

Të lashë motër
Faqekuqe

Ju lashë
Ara me ugare

E lumenj
Me ujëvare

Ju lashë varre
Të të parëve

Të lashë lopë
E manar

Të lashë shok
duke qarë

të lashë Llap
I dëlirë

Të lashë qen
Lidhë n’zinxhirë

Të lashë magje
Me pak miell

Të lashë nënë-
Dritë e diell

Pa dëshirë
U largova

N'shpirt e n'zemër
U helmova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat