Dinaku - Bota Sot
Dinaku

Kultura

Dinaku

Nga: Zymer Mehani Më: 22 maj 2020 Në ora: 08:08
Zymer Mehani

Si të gjarpërit -këmbët
Veshët - si të lepurit
Si zagar nuhat
Kusar bëhet n’natë

Ngreh e kurdis leqe
Kënaqet me të keqe
Shok me të ligë orën
Gju’n gurin, fsheh dorën

Farë e keqe është
Është fytyrë-maskuar
Ai është zemër-kazmë
Është dhe i djallëzuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat