Në pritje kthimi - Bota Sot
Në pritje kthimi

Kultura

Në pritje kthimi

Nga: Remzi Limani Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:26
Ilustrim

Para se të merrte zogun prej metali

Ajo puthi ballin e nënës së lumtur

nënës së gëzuar pamje e mërzitur

qindra herë ia puthi sytë e përlotur

mallshëm përqafoi vëllezërit e saj.

 

Flamurin e mori ngrykas me buzëvajë

motras ia zuri faqet e vëllait të vogël.

 

Pastaj mori fluturimin ngjiti qiellin

iku pët t'u kthyer tek rrënja e gjakut

matanë oqeanit papërthekuar sysh

zbtiti në Ohio Notthern University

për t'u kthyer e çeritifikuar mitëfilli

zbatuese e ligjeve mbi ligësitë e kohës.

 

Dhe në kthimin e saj ylleshë hareje

do të shpërthejnë daullet e këngës

së bashku me pamjet e veshura gëzimi

do vërshojnë lot faqeve të shtëpisë

lotët e shpirtit të nënës në pritje shpirti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat