Si krimbat mbi mish - Bota Sot
Si krimbat mbi mish

Kultura

Si krimbat mbi mish

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 22 maj 2020 Në ora: 11:42
Jusuf Zenunaj

Çke moj Hanko Hallë

që je kaq e ngrysur,

mos vallë kush nga fqinjët,

të paska bezdisur ?!

Apo ëndërr të keqe

në gjumë ke parë ?

Ulu, pi një kafe

se s't'shkon dita mbarë.

Jo moj mbesa e hallës

ëndërr s'kam parë dot,

hallin kam tek mjalti

që është përzier me kos !

Si krimbat mbi mish

dolën shumë mashtrues,

me lek e me miq

sot për dje bëjnë luftë.

Pushka e tyre

për atdhe kurrë s'u bëri bam,

sikur luftëtarët e lirIsë

me mijëra u bënë veteranë !

Po t'kishte pasur në luftë

kaq luftëtarë Dardania

sot me në një hartë,

do t'ishte edhe Çamëria....

 

Kur luloi thana

Kur luloi thana,

ariu ëndrroi

frutet e saj

i pari t'i shijojë.

E kur erdhi vera

lêng prej goje i shkoi

për manaferra

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat