115 vjet nga lindja e shkrimtarit nobelist, Mihail Sholohov

Kultura

115 vjet nga lindja e shkrimtarit nobelist, Mihail Sholohov

Më: 25 maj 2020 Në ora: 12:22
Mihail Sholohov

Mihail Sholohov ishte shkrimtar i shquar rus. Me veprimtarinë e tij letrare ai u bë Fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsi në vitin 1965.

Sholohv nisi të shkruante kur kishte 17 vjet, ndërsa veprën e parë e botoi në moshën 19 vjeçare. Pastaj nisi karrierën si gazetar duke marrë pjesë ndërkohë në shumë seminare.

Në letërsi ka hyrë me publikimin e “Tregimeve Doneske”. Romani më i njohur i tij është “Doni i Qetë”, me tematikë të luftës, në mesin kaozakëve doneskë, në kohën e Luftës së Parë Botërore, revolucionit dhe luftës qytetare. Është i renditur si peizazhist dhe njohës i traditave kozake, përshkrimit të natyrës dhe përshkrimit në rrethën e kozakëve, që i japin romanit një freski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat