Kala qëndrestare

Kultura

Kala qëndrestare

Nga: Zymer Mehani Më: 26 maj 2020 Në ora: 09:35
Zymer Mehani

Më qan zemra mua poetit
Edhe m' është krenare
Kur t'i shoh, Drenicë, moj trime
Pllaka, Lapidare...

Bij dhe bija ranë për Ty...
T'patën dashuri
Saherë Ty të vizitoj
Lotë kam n'sytë e mi

Ti, vendlindja e Ademit
E SANDOKAN trimit
Jetë e mot qofsh e bekuar
Zemra e KUSHTRIMIT

Lavdi t'qoftë Drenicë, moj trime
Kala qëndrestare
Krenari e kombit tim
Ti o tokë shqiptare

Lugjet tua plot blerim
N'behar luleshumë
Dhe kodriçet rreth e rrotull
T'i përqaf du' unë

Zemra jote, Drenicë trime
Na jep dashuri
Dhe n bën t'ndjehemi krenarë
Na mbush me lavdi

Truallin tënd  puthsha, Drenicë
Qiellin tënd të kaltër
Dhe flamurin kuq e zi
zemrën tënde t'pastër

Kullat tua shekullore
N'Prekaz edhe gjetkë
Prore ta shtojnë madhështinë
Moj shqipe me fletë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat