Vlimet

Kultura

Vlimet

Nga: Atdhe Geci Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:40
Foto

Teatër famëkeq i adresohet Kosovës

që Kosova të jepTrepçën e Ujmanin

të jep kishat dhe Luginën e Moravës

dhe të bie në nënshtrim të detyruar

 

Kot i trokas mendjes dhe mendimit,

logjika ime s´e kupton kapitullimin

Teatër famëkeq i adresohet Kosovës

Trepça Iliriane t´i faturohet Serbisë

 

Kush po e kërkon poshtërimin tonë

hapjen e luftave të reja në Ballkan

Ju që jetoni jashtë arsyes së kohës

Trepça nuk falet dhe as s´tregëtohet

Pa u shterru tërë gjaku kombëtar

 

Në Trepçë është shpirti atdheut tonë

më e gjakëta flakë e të gjithë kombit

Kosovë, si mund të jetë paqja me ty

kur pjesët të shenjta i jepen Serbisë

 

Zgjohu fitore nga gënjeshtra, zgjohu

se oligarkët Kosovën po e copëtojnë!…

ngritu Kosovë përreth Lumit të Ibrit

se shkoi Trepça, Morava dhe Ujmani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat