Si Shqiponjë e lënduar

Kultura

Si Shqiponjë e lënduar

Nga: Jan Kosova Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:04
Jan Kosova

E nuk do të mbetëm si një Porzanë frikacake
Edhe nëse është e shkruar një jetë të shtegtoj
Nëpër rrugët e botës të bëj një jetë endacake
Edhe nëse më harrove unë ty nuk do të harroj

E si një Porzanë frikacake nuk do të mbetëm
Aty do të më keni si një Shqiponjë të lënduar
Në vargjet që i kam shkruar unë do të tretem
Do të tretem në lutjet për bjeshkën e bekuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat