Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë në Londër - Bota Sot
Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë në Londër

Kultura

Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë në Londër

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:44
Willingdon House Music

Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen premierë botërore nga Willingdon House Music Londër.

24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit WHM (RE) Inventions, New music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë, “Optio” e Memli Kelmendit do të interpretohet të premten me 29 maj në ora 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të premten me 5 qershor në ora 16 :30.

Për shkak të pandemisë globale, virusit COVID-19, koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt në livestream http://www.facebook.com/willingdonhousemusic.

Willingdon House Music është ansambël profesional në përbërje nga: Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (instrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat