Këngëtari shqiptar, përfaqësues i Zvicrës në Eurovizion, do të ketë një këngë shqip - Bota Sot
Këngëtari shqiptar, përfaqësues i Zvicrës në Eurovizion, do të ketë një këngë shqip

Kultura

Këngëtari shqiptar, përfaqësues i Zvicrës në Eurovizion, do të ketë një këngë shqip

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:13
Gjon Muharremi

Tashmë është edhe zyrtare që Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2021.

“Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Pasi këtë vit ky festival nuk u mbajt shkaku i pandemisë dhe se pritet të mbahet në Holandë.

Artisti i ri shqiptar, i identifikuar si Gjon’s Tears, do të përfaqësojë Zvicrën me një këngë të re në Eurovizion 2021.

Gjon’s Tears, në një intervistë për mediat shqiptare thotë se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër.

Po ashtu, ai u ndal edhe te muzika që bëhet në Kosovë e Shqipëri. Ai tha se ndihet krenar për punën që bëjnë artistët shqiptarë, duke i cilësuar me kulturë muzikore shumë të madhe.

Përsa u takon projekteve në të ardhmen, Gjon’s Tears u shpreh se do të bëjë së shpejti një album me grupin e tij dhe se me shumë gjasa në listën e këngëve do të jetë edhe një në gjuhën shqipe. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat