Mëkatarë

Kultura

Mëkatarë

Nga: Valëza Fusha Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:11
Valëza Fusha

Hera-herës të djallëzuar

Hera-herës mëkatarë

Asnjëherë s'kemi shpëtuar

Llogarinë ne pa e marrë.

 

Se s'ka zemër pa gabuar

As të tillë që kurrë s'kanë qarë

Qoftë i urtë a i tërbuar

Çdo njeri është mëkatar.

 

Luftova

Ndonëse s'fola s'jam penduar

Sa herë fola e drejtë kam qenë

Më kanë dashur dhe fajësuar

Ca të ligj që s'njohin fenë.

 

U mbështeta, s'u dorëzova

Mësova edhe meditimin

Mora frymë me të luftova

S'e harrova kurrë pendimin.

 

Jam rrëzuar dhe kam qarë

Më ka ngritur Allahu Im

E të gjithë që më kanë vrarë

Do t'ju japë Ai bekim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat